Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu ka pritur në takim kryetaren e komunës së Preshevës, Ardita Sinanin.
“Një falënderim nga zemra për kryetarin z. Visar Ganiu për mikpritjen e ngrohtë dhe përkushtimin e tij në vendosjen e themeleve të një partneriteti shumë të rëndësishëm ndërmjet komunave tona
Me shumë entuziazëm, do të fokusohemi në projekte që kanë një impakt të drejtëpërdrejtë në ekonominë lokale, mbrojtjen e mjedisit , zhvillimin e arsimit dhe kulturës , si dhe promovimin e sportit . Këto fusha përbëjnë shtyllat e forcimit të bashkëpunimit tonë dhe do të sjellin përfitime të prekshme për qytetarët e të dy komunave.
Binjakëzim nuk është thjesht një marrëveshje! Ai hap rrugën për projekte ndërkufitare dhe rajonale, duke afruar akoma më shumë komunitetet tona, të cilat ndajnë histori të përbashkët, lidhje familjare, kulturore dhe kombëtare .
Presheva dhe Çairi, së bashku për një të ardhme më të ndritur! ”, ka shkruar Ganiu.