Ganiu: FC Shkupin e kthyem në shtëpinë e vet më të bukur se kurrë

Shkup, 19 shtator – Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu përfundoi me sukses edhe një projekt të rëndësishëm. Sot u përurua Tribuna e re e stadiumit të FC Shkupit të realizuar në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Maqedonisë.

“Sot lëshuam në përdorim Tribunën e re super-moderne të Stadiumit të FC Shkupit që ishte ëndërr e kamotshme e të gjithë neve dhe këtë ëndërr sot e bëmë realitet.

Projektin e kemi realizuar bashkë me Federatën e Futbollit të Maqedonisë të kryesuar nga z. Muhamed Sejdini dhe me përkrahjen e shtëpisë së madhe të futbollit evropian UEFA.

Ganiu bënë të ditur se vlera e projektit është me investim me mbi 79 milionë denarë

Stadiumi ka, tribunë të re, xhveshtore të re, administratë të re sistem të ri për mirëmbajtjen e barit.

“Uroj tifozerinë e flaktë “Shvercerat”, lojtarët, udhëheqësinë e klubit, me në krye drejtorin sportiv Omer Bunjakun, punëtorët sportiv gjeneratat e reja të sportistëve dhe mbetemi me shpresën që historia e FC Shkupit të jetë edhe më e ndritshme.”, njofton Ganiu

Related posts

VMRO reagon për mos pranimin e dorëheqjeve të Filipçes e Hasanit

D V

Sot shënohet Dita e luftës revolucionare-maqedonase

Redaksia

Editorial/ A po bën BDI shou parazgjedhor me konkurset për këshilltarë komunal?

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More