Shkup, 14 shtator – Zhurnal.mk – Sot në zyrat e tij, kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka pritur dy artistët e rinj Xheneta Mamutin dhe Fisnik Murtezin, informon Zhurnal.
Këta të dy ishin protagonistët e ekspozitës “Çarshia përmes fotografisë dhe pikturës”, e cila u mbajt disa ditë më parë në hapësirat e objektit Kurshumli Han.
“Sot kisha nderin të takoj dhe inkurajoj dy arstistë të ri dhe mjaft të talentuar, Xheneta Mamuti dhe Fisnik Murtezi, njëherit dhe protagonistë të ekspozitës “Çarshia përmes fotografisë dhe pikturës”, e cila u mbajt ditë më parë në hapësirat e objektit Kurshumli Han.
Përmes kësaj ekspozite dy arstistët kanë paraqitur pjesët e bukura që i ka Çarshia e Shkupit dhe si një vlerë e shtuar e jetës kulturore në vendin tonë, premtova se do të mbështes më tutje punën dhe veprën e tyre artistike”, ka shkruar Ganiu.//Zhurnal.mk