Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ganiu mirëpret mysafir nga Tirana për projektin “Eja në shtëpinë tënde – Tirana vjen tek ti”

Shkup, 7 tetor – Zhurnal.mk – Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu sot në zyren e tij ka mirëpritur mysafirët nga Tirana, nënkryetaren e Bashkësisë së Tiranës, Anuela Ristani, drejtoreshën e Unionit të Bashkove Shqiptare, Andriola Kambo si dhe ambasadorin e Shqipërisë në vendin tonë, Fatos Rekën, informon Zhurnal.

Kjo vizitë është realizuar në shënimin e projektit “Eja në shtëpinë tënde – Tirana vjen tek ti”.

“Dita ime sot filloi me pritjen e mysafirëve shumë të nderuar nga Tirana, ku si pjesë e delegacionit ishin edhe nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, znj.Anuela Ristani dhe drejtoresha e Unionit të Bashkive Shqiptare, znj.Andriola Kambo si dhe miku ynë Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z.Fatos Reka.

Kënaqësi e veçantë, sot ti kemi në Çairin tonë bashkë me Muzeun Lëvizës, si pjesë e projektit Eja në shtëpinë tënde-Tirana vjen tek Ti!

Le te shijojmë bashkë, pasuritë kulturore e trashëgimore të Tiranës për 100 vite, që sjell ky Muze, gjatë tërë ditës sot”, thuhet në njoftimin e komunës së Çairit.//Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/VisarGaniu.Cair/posts/2651000875228564?xts[0]=68.ARAfQ9r5tQf_el9awXpz9GcdtbnQ4GAbqr0WWZepKCJs8pKF4AXjZ1FEky-3szNSviZP5K9EZSLwqaq7-RjdalLuWMUTyfNf1XIYwi5hdS4E-2X13gdp57t8OAqOX8svyveMvDOxIrWlcKpra4593kmHNDpvu3WicFkiDWIXJm9_fOqsJWSB_32b5UADZHvMewzxesApP5EBTvcdYsyF4f4006Pxrb7CF1edk9aqCmrOOFfTwRgGd7Of96QEtvGlcuFnCOzgIxAr85xez9AhWbbal2cCeYVtrKGWTQM4A0dgO3bXBjYHopbfkJLjPp7qa0BWYMTekOnjTiL6cUhsNTDZhC0lzL7bhdsIDu64UW7CSSmQW0uXXHM9BA&tn=-R

Postime të ngjashme

Bilall Kasami pret në takim ambasadorin e OSBE-së, Klemens Koja

Bexhet Musliu

Sela: Ikja e Mijallkovit një skenar i Zaev për të fshehur dënimin e rastit “Mostra”

Bexhet Musliu

Çun Lajçi i reagon edhe me video, Grubit: Turp për ju me fëlliqë emrin tim!

Bexhet Musliu

Joveski: Ka mundësi të ndryshohet masa e paraburgimit shtëpiak

T E

Palmer: Interesat amerikane në Ballkan, të pandryshuara

T E

Mickoski: Do ta mposht koalicionin e krimit

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...