Ganiu: Ndërtuam 220 vende të reja parkimi në Bit Pazar, 1450 në tërë Çairin, në mandatin e ardhshëm edhe 3000 vend- parkime

Shkup, 29 shtator – Kryetari i Komunës së Çairit dhe kandidat i BDI-së për 4 vitet e ardhshme Visar Ganiu sot lëshoi në përdorim mega projektin – Parkingu mbi Bit Pazar me kapacitet prej 220 vendesh parkimi.

Në prezencë të tregtarëve dhe qytetarëve të shumtë Ganiu tha se ky projekt i madh demanton të gjithë ata që thonë se Çairi nuk e ka të zgjidhur problemin e parkimit.

‘Bit Pazarit, pas renovimit dhe modernizimit po i shtohen edhe 220 vend parkime në kat. Në Çair deri sot krijuam gjithsej 1.450 vende parkimi. Ky është një moment i ri, një sihariq dhe proklamim i dëshirës dhe ambicieve tona për të vazhduar kështu të hapim edhe shumë vend-parkime të reja që janë pjesë e planit tonë’ deklaroi Ganiu.

Kryetari i Komunës Visar Ganiu shtoi se ky parking ka një rëndësi të veçantë për Bit Pazarin dhe Çarshinë e vjetër, sepse hap mundësitë e një qarkullimi më të madh, çlirimin e rrugëve dhe trotuareve përreth Bit Pazarit dhe lagjes së Dyqynxhikut si dhe frekuentim më të vrullshëm në Çarshinë e Shkupit, gjë kjo e cila padyshim se do t’i sjellë të mira materiale dhe biznesore Çarshisë dhe Bit Pazarit.

‘Në raport me sipërfaqen e komunës mbase jemi komuna më e populluar në Europë, por ne pretendojmë të bëhemi edhe komuna e parë për numrin e vend parkingjeve në kontinentin e vjetër. Bit Pazari është imazhi i një mbijetese të pamundshme, imazhi i një djerse shekullore për të mbijetuar shqiptari dhe të vijë në këto ditë të mira. Bit Pazari është ekzistenca’ deklaroi numri një i Çairit Visar Ganiu.

Drejtori i Bit Pazarit Agim Rushiti tha se ky parking do të rregullon dukshëm komunikacionin, do të parandalon bllokimin e rrugëve nga veturat e parkuara në rrugët e frekuentuara të Bit Pazarit dhe Çarshisë, dhe përfundimisht do të risë numri e vizitorëve dhe blerësve.

Me këtë mega projekt, kryetari i Komunës së Çairit e përmbyll mandatin 4 vjeçar me 1450 vend parkime të reja në gjithë komunën, ndërsa për mandatin e ardhshëm do të ndërton plus 3000 vende të reja, në bazë të marrëveshjes më kompaninë me famë botërore Mabetex të Behgjet Pacollit, i cili do të investon në 12 lokacione, garazhe në kate, me një vlerë prej mbi 50 milion euro.

Related posts

Lëvizja Besa sonte vendosi për Hasim Murtezanin si kandidat për Sarajin (Foto)

D V

Taravari: Nga 15 korriku do të fillojnë me shpalosjen e emrave të kandidatëve

D V

Bullgari: 51.480 doza “Pfizer” për RMV-në

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More