Shkup, 17 maj – Gjatë një vizite në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, pata kënaqësinë të përshëndes punëtorët sezonalë të angazhuar për mirëmbajtjen e këtij thesari historik, të cilët edhe në ditët e pushimit si e shtuna, punojnë me përkushtim për ta mbajtur të pastër dhe të rregullt – ashtu siç i ka hije një simboli të qytetit.
Gjatë vizitës, takova gjithashtu edhe z. Bujar Dullovi, kryetar i Shoqatës “ESNAF”, me të cilin bashkëbiseduam për rëndësinë e ruajtjes dhe zhvillimit të Çarshisë, si dhe për bashkëpunimin me qytetarët dhe komunitetin lokal.