Agjencia Zhurnal.mk

Ganiu nga afër njofton për ecurinë e projekteve të premtuara nga Çairi

Shkup, 15 janar, Zhurnal.mk – Zyrtarë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, deputetë, dhe funksionarë tjerë sot vizituan Komunën e Çairit.

Fillimisht vizituan rrugën e“Plastikave” në Komunën e Çairit ku inspektuan nga afër punimet që po bëhen në këtë rrugë dhe realizuan takim me përfaqësues dhe pronarë të dyqaneve.

Kryetari I Komunës së Çairit Visar Ganiu sqaroi detaje rreth aktivitete dhe projekteve të realizuara deri më tani si dhe të atyre që janë në realizim e sipër.

Kreu i Komunës së Çairit Visar Ganiu u shpreh se ky është një investim shumë i duhur për këtë pjesë të rrugës, ai gjithashtu sqaroi se po bëhet edhe rikonstrumi i rrjetit nëntokësor të kanalizimit në këtë pjesë.

“Bashkërisht me pushtetin ekzekutiv po i bëjmë vizitë rrugës të Plastikave, këtu para disa ditëve me të gjithë pronarët e objekteve kishim një takim së bashku me kryetarin e qytetit të Shkupit për ti informuar për fillimin e punimeve. Ishte një investim i nevojshëm për këtë pjesë, kjo rrugë zgjerohet edhe për një korsi, kështu që do të kemi dy korsi nga të dyja anët. Gjithashtu shfrytëzuan rastin të bëjmë edhe rikonstruimin e infrastrukturës nëntokësore e cila ishte mjaft e nevojshme dhe në gjatësi prej 1444 metra bëhen punimet, në të njëjtën kohë zgjerohet udha por edhe bëhet rikonstruimin i kanalizimit atmosferik, ujësjellësit dhe i gjithë instalimit nëntokësor. Elaboruam në detaje se çfarë do të përmbajë projekti, kur të bëhet rrumbullakësimi i këtij projekti do kemi dy parkingje në kate, do të kemi rrugën e zgjeruar, korsi për biçikleta.“, bëri të ditur kreu i Komunës së Çairit Visar Ganiu

Pas vizitës në rrugën e plastikave u ndalën në Çarshinë e vjetër të Shkupit për të parë realizimin e projektit të vitrinave të Çarshisë.

Ganiu theksoi edhe njëherë rëndësinë e Çarshisë për qytetarët dhe falënderoi ministrin Bekteshi dhe Qeverinë për bashkëpunimin e vazhdueshëm e në veçanti për projektin e vitrinave të Çarshisë.

“Falënderoj ministrin dhe Qeverinë për bashkëpunimin që kemi në kontinuitet sa i përket Çarshisë. Ministria ka ndarë buxhet edhe vitin e kalaur, ku bashkarisht kemi ndarën 12 milionë denarë për të realizuar ndërrrimin e 63 vitrinave të afaristëve të duqaneve që kanë aplikuar.” Aktivitetet vazhduan me takim pune me përfaqësues të Zonës Industriale të Vizbegut dhe takim me strukturat partiake dhe me qytetarë në hapësirat e komunës së Çairit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...