Ganiu: Nis rikonstruktimi i Stadiumit të Çairit

nga D. V.

Shkup, 4 korrik – Sot nënshkrova kontratën me kompaninë “Fluid Proekt” për rikonstruktimin e Stadiumit të Çairit, një projekt i rëndësishëm për infrastrukturën sportive të komunës sonë.

Përmes këtij investimi do të vendoset bar artificial i gjeneratës më të fundit, me standarde të certifikuara ndërkombëtare. Projekti përfshin edhe përmirësime në infrastrukturën ndihmëse – ndriçim, sistem drenazhi, dhe elemente shtesë të sigurisë dhe funksionalitetit për sportistët dhe shikuesit.

Punimet do të përfundojnë brenda një afati prej 45 deri në 60 ditësh, duke mundësuar funksionalizimin e stadiumit për sezonin e ardhshëm sportiv dhe krijimin e kushteve të denja për të rinjtë dhe sportistët tanë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More