Agjencia Zhurnal.mk

Ganiu për Zhurnal: Nëse ka nevojë do të shqyrtojmë mundësinë për ndihmë nga Armata

Shkup, 16 prill – Zhurnal.mk – Duke patur parasysh që javën e ardhshme, ditën e premte fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, si dhe orarin e kufizuar për lëvizje të lirë, nga e marta nëpër rrugët e Çairit pritet të krijohet kaos nëpër rrugë, tregje, markete e para bankave, shkruan Zhurnal.

Pasi që besimtarët musliman gjithsesi se do të përgatiten me produkte ushqimore në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, në tregjet e Çairit dhe markete qytetarët nuk pritet aspak të respektojnë masat për distancë sociale.

Shumë prej tyre duke pritur madje e humbin durimin dhe duan që sa më shpejtë të kryejnë obligimet e tyre. Para bankave gjithkund janë vendosur shenja ku duhet të qëndrojnë qytetarët por këto shenja nuk respektohen aspak.

Tregu i BitPazarit dhe ai në Çair edhe ashtu ditëve tjera është i stërmbushur duke patur parasysh që lëvizja e qytetarëve është e kufizuar. Andaj pritet që nga java tjetër të shtohet numri i qytetarëve.

Për këto shqetësime, Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski vendosi që për nevojat e komunave për mbajtje të rendit, në teren të lëshojnë pjesëtarë të Armatës.

Për praninë e ushtrisë në teren sot paralajmëroi gjithashtu edhe ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska. Ajo sot paralajmëroi se pjesëtarët e Armatës do të angazhohen plotësisht në Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, Strugë, Ohër, Strumicë, Manastir, Kumanovë, Prilep, Kavadar, Veles, komunën Qendër të Shkupit, dhe Rosoman.

E gjitha kjo sipas saj, për të ndihmuar dhe shpëtuar jetë njerëzish dhe për të ndihmuar MPB-në dhe komunat që kanë nevojë.

Për pjesëtarë të Armatës, deri tani ndihmë kanë kërkuar vetëm komunat e Prilepit dhe Velesit. Në këto komuna, pjesëtarë të Armatës vetëm se kanë dalë në teren para bankave dhe marketeve, për të mbajtur distancë sociale, dhe për çdo nevojë tjetër për respektimin e masave.

Duke patur parasysh që javën e ardhshme fillon Ramazani, me siguri do të nevojitet që edhe në komunën e Çairit të dalin pjesëtarë të Armatës për ndihmë.

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu, në një prononcim për Zhurnal është shprehur se gjatë fundjavës është caktuar një mbledhje me shtabin e krizës së komunës së Çairit, dhe mes tjerash do të diskutojnë edhe për këtë masë, gjegjësisht për të kërkuar ndihmë nga Armata e shtetit.

Gjatë fundjavës kemi caktuar mbledhje me shtabin e krizës. Do të diskutojmë për masat e nevojshme në komunën e Çairit. Do të diskutojmë edhe për opsionin e sjelljes së pjesëtarëve të Armatës në teritorin e komunës për mbajtje të rendit. Nuk përjashtohet një ndihmë e tillë, do të shohim situatën dhe do të sjellim vendim“, është shprehur Ganiu për Zhurnal.

Ndryshe në komunën e Çairit për momentin po rikonstruohet dhe po asfaltohet bulevari “Nikolla Karev”, apo siç ndryshe njihet “rruga e plastikave”. Kjo rrugë gjatë ditës së nesërme nuk do të jetë në funksion. Ende nuk dihet nëse gjatë javës së ardhshme a do të jetë e tëra në funksion për lëvizje, dhe duke patur parasysh që edhe vet qytetarët parkohen në vende të palejueshme, edhe më tej vështirësohen punimet.

Rruga e Çairçanes edhe më tej ngelet problem i pazgjidhur për komunën. Çairçanja është rruga që lidhë shumë komuna dhe është rruga më e frekuentuar. Lëvizjen në këtë rrugë e vështirëson edhe parkimi i taksistëve në rrugë, si dhe qytetarëve që ndalohen për periudhë të shkurtër kohore për nevojat e tyre./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...