Agjencia Zhurnal.mk

Ganiu: Personalisht patrulloj me veturë nëpër Çair, por qytetarët i respektojnë të gjitha masat

Shkup, 26 mars – Zhurnal.mk – Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, sot në emisionin e mëngjesit “Utrinski Brifing”, ka folur rreth situatës me korona virusin në komunën që menaxhon, informon Zhurnal.

Ai shprehet se për çdo ditë është në komunikim me organet kompetente dhe se po menaxhohet mirë situata me lokalet dhe qytetarët e kësaj komune.

“Për çdo ditë jam në komunikim me organet kompetente. Ndoshta ditën e parë në Çair kishte 2-3 lokale që nuk i respektuan masat, por tani respektohen masat e Qeverisë. Që nga orët e hershme ka vizita të qytetarëve që vijnë me kërkesa në komunë. Pa nevojë nuk dalin dhe i respektojnë masat”, deklaroi Ganiu.

Ai thotë se që nga dita e parë janë ndërmarë të gjitha masat për dezinfektimin e rrugëve të kësaj komune.

“Ne që nga dita e parë kemi siguruar materiale mbrojtëse në komunë. Kemi thirrur këshillin për prevencion dhe shtabin e krizës, dhe së bashku me shtabin rajonal për menaxhim me kriza, kryqin e kuq, dhe Qytetin e Shkupit, kemi filluar me dezinfektimin e komunës. Kemi patur paksa pengesa dhe vështirësi me gjetjen e materialeve dezinfektuese”, shprehet Ganiu.

Ganiu njofton se po marin ndihma nga institucionet, ndërsa çairasit janë mjaftueshëm të informuar që t’i respektojnë masat.

“Kjo është përvoja ime e parë si kryetar komune, ddhe më duhet të them se kemi marë ndihmë të madhe për komunën nga institucionet përkatëse. Unë me veturën time shëtis nëpër Çair dhe intervenoj dhe kërkoj ndihmë nga MPB aty ku shoh grupë të njerëzve. Por, tani konsideroj se fëmijët dhe prindërit janë mjaftueshëm të informuar dhe nuk ka asnjë problem”, ka deklaruar Ganiu.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...