Ganiu priti në Komunë boksierët e suksesshëm të KB Shkupi-t

Shkup, 23 korrik – Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot ka pritur boksierët e KB Shkupit. Përkrahja e kryetarit asnjëherë nuk ka munguar kur është fjala për sportistët. Këtë e dëshmon edhe takimi me ta dhe përkrahja e vazhdueshme.

 

Me kënaqësi sot prita Baki Ajetin, fituesin e medaljes së artë në Turneun ndërkombëtar të boksit për “schoolboys” që u mbajt në Zrenjanin të Serbisë, sikurse edhe fituesin e medaljes së argjendtë Altin Osmanin dhe Ardijan Azemin fituesin e parë të medaljes së bronzit. Në këto gara kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Maqedoni e Veriut, Kroacia, Bosnjë e Hercegovina, Sllovenia, Rumania e Hungaria.

Sfida e ardhshme e Baki Ajetit dhe Altin Osmanit është Kampionati Evropian, që do të mbahet nga 10 deri 20 gusht në Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës. Ndërsa Ardijan Azemin e pret Kampionati Evropian për të rinjë që do të mbahet në Budva të Malit të Zi.

Fituesit e medaljeve sikurse edhe trajnerin e tyre Naser Harunin i falënderova që na bëjnë krenar me sukseset nga garat e shumta ku marrin vazhdimisht pjesë dhe ju urova suksese edhe në sfidat e ardhshme.

Related posts

RMV, pas raportit të SHBA-ve reagon Qeveria: Ne jemi fuqimisht kundër korrupsionit – ndryshe qeveria e mëparshme

D V

Një i mitur ka marrë lëndime të rënda nga goditja elektrike gjatë vjedhjes së telit nga nënstacioni

Redaksia

Dita e pestë me radhë e debatit të përgjithshëm për ribalansin shtesë të Buxhetit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com