Ganiu priti sot Lavdrim Rexhepin kick-boksierin me famë ndërkombëtare

nga D V

Shkup, 8 gusht – Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka pritur sot Lavdrim Rexhepin, kick-boksierin me famë ndërkombëtare dhe kampion botëror në “Junior World Champion Iska”, me menaxherin e të cilit ka biseduar për mundësinë e organizimit të një ndeshje ndërkombëtare boksi në Çair për festat e Nëntorit.

“Sot mirëprita Lavdrim Rexhepin Kick-boksierin me famë ndërkombëtare dhe kampion botëror në “Junior World Champion Iska”, në kategorinë 72 kilogram, profesional. Rexhepi është i lindur në Wels të Austrisë por me origjinë është nga Kumanova.
Ai është shpallur edhe kampion në Kampionatin Zviceran, Kampionatin “Vendetta”, Kampionatin e Austrisë.
Lavdrimit i dëshiroj shumë suksese dhe uroj që të arrijë majat e suksesit e të mbetet shembull i shkëlqyeshëm për gjenerata të tëra të sportistëve”, ka shkruar Visar Ganiu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More