Ganiu: Rreth 9500 familje pajisen me fletë-pronësi

Shkup, 7 tetor – Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot takoi banorët të lagjeve të ndryshme nga Çairi të cilëve u dha lajmin e shumëpritur se janë bërë me fletë pronësi, gjegjësisht zot të shtëpive të tyre.

Siç theksohet në kumtesë, Ganiu pas ndarjes së certifikatave të pronësisë informoi se Komuna e Çairit, deri më sot ka pranuar 12.000 kërkesa për fletëpronësi, ndërsa prej tyre 9500 familje kanë marrë fletëpronësi, që e bën Komunën e Çairit tu paraprinë të gjitha komunave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sa i përket përgjigjes ndaj kërkesa për pronësi të shtëpisë dhe regjistrim të fletëpronësive.

“Komuna e Çairit ka arritur t’i procedoj dhe realizoj mbi 80 për qind të këtyre kërkesave dhe si e tillë konsiderohet rekordmene në këtë fushë”, deklaroi Ganiu.

Të drejtën e pronës private dhe banimit, tha Ganiu e konsiderojmë si të drejtën elementare të demokracisë dhe shtetit dhe si të tillë jemi kampion në realizimin e kësaj të drejte individuale dhe familjare.

“Komuna e Çairit ka pajisur 9500 familje me fletpronësi duke rregulluar statusin banues të këtyre familjeve dhe zgjidhjen e këtyre problemeve me rëndësi jetike. Në mandatin e ri, procesi i legalizimit dhe i fletëpronësive do jetë problem që do i takoj të shkuarës”, tha Ganiu.

E gjithë kjo arritje u mundësua në bazë të Ligjit mbi legalizimet, që krijoi mundësitë që shumica dërmuese e banorëve të Çairit të pajisen me fletë-pronësi për shtëpitë e tyre, disa nga të cilat të ndërtuara dekada më parë, tha ai duke falënderuar Sektorin për urbanizëm të komunës për punën efikase gjatë gjithë këtyre viteve.

Sot takova kryefamiljarë nga disa lagje të Çairit, të cilëve pata nderin personalsiht t’ ua dorëzoj flet-pronësitë e shtëpive. Në një atmosferë gëzimi, arritëm që të rrubullaksojmë numrin në 9500 fletë-pronësime, dhe po aq familje me dokumenta pronësie. Gjithsej gjatë këtij mandati kemi bërë zot të shptëpive të tyre 80 për qind të banorëve që kanë aplikuar për legalizim. I gëzofshi! Денес се сретнав со семејства од неколку населби на Чаир, на кои имав чест лично да им предадам имотни листови. Со денешната радосна атмосфера, го заокружуваме 9500, бројот на имотни листови доделени на граѓани на Чаир, и исто толку семејства со документи за сопственост. Севкупно, за време на овој мандат, 80 проценти од жителите што поднеле барање за легализација ги направивме сопственици на нивните куќи. Со среќа не е!

Posted by Visar Ganiu on Thursday, October 7, 2021

Related posts

Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite me shi lokal dhe vetëtima

Z H

Në një vendvotim në Llabënishtë do të votohet deri në orën 22:00

D V

Mbërriti serveri me dhjetë stacione për mbushjen e terminaleve për gjurmët e gishtërinjve për zgjedhjet lokale

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More