Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Ganiu takoi drejtorët e shkollave për konceptin e ri arsimor

Shkup, 4 maj – Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, gjatë ditës së sotme ka pritur në një takim drejtorët e shkollave fillore në territorin e kësaj komune. Në këtë takim me 9 drejtorët e shkollave u diskutua mbi konceptin e ri të arsimit të promovuar nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, duke shqyrtuar mundësitë e implementimit të tij.

Në fokus të bisedës, siç theksohet në kumtesë ka qenë digjitalizimi dhe kapacitetet që kanë shkollat për qasje drejt këtij procesi. U shpreh gatishmëri për të përkrahur nismën e re dhe për të hapëruar bashkë drejt realizimit të një procesi cilësor edukativo – arsimor duke ndjekur trendin bashkëkohor të mësimdhënies.

“Gjithashtu, drejtorët e informuan kryetarin Ganiu edhe mbi mbarëvajtjen e procesit të regjistrimit të fëmijëve në klasë të parë, që kësaj radhe mund të realizohet edhe onlajn. Stafi i shkollave është në gatishmëri të plotë për pranimin e fëmijëve dhe tejkalimin me lehtësi të të gjitha procedurave administrative – teknike”, thuhet në kumtesën e komunës së Çairit. 

Postime të ngjashme

Analisti Petar Arsovski pret rritje të euroskepticizmit

N E

Fatmir Limani shkarkohet nga posti i tij në Ndërmarrja Publike ELEM

N E

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton ligjin për ndërtimet pa leje

N E

Analizë / Lindja e Mesme nga një faktor botëror i naftës po shndërrohet edhe në aktorin kryesor të gazit !

R Zh

Dështimi i nisjes së negociatave, ASH-AAA fut në lojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

R Zh

Demanton ministri Hoxha: Edhe një shpifje e rradhës nga p(a)rtalet e “opozitës së rrejshme”

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...