Ganiu,Muça dhe Selami në aksion: Agjenda e blertë edhe në Malin Gazi Babë!

Shkup, 22 shtator – Mali Gazi Babë është një xhevahir i çmueshëm i Komunës së Çairit. Si të tillë, të gjithë kemi obligim ta ruajmë, të kujdesemi dhe mirëmbajmë, për të mirën tonë të përbashkët.


Sot Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, Drejtori i NP “parqeve dhe gjelbërimeve” Ardijan Muça dhe Zv/drejtori i Drejtorisë për të Ardhura Publike AbdulSelam Selami u kujdesëm që këtë bukuri natyrore ta bëjmë edhe më të bukur dhe më të përshtatshme për qytetarët tanë.

Duke e ditur faktin se Komuna e Çairit është një ndër komunat më të dendura me popullatë, Mali i Gazi Babës pa dyshim se është oksigjeni i pastërt për çdo qytetar. Andaj, kësaj radhe në prag të Ditës Botërore të maleve të pastërta, e pamë të arsyeshme që pushimoret e vendosura aty ti lyejmë dhe ti adaptojmë për vizitorët dhe te mundësojmë që banorët e Çairit të ndjehen komod në këto hapësira të gjelbëruara, nën pishat dhe drunjtë e bukur të cilat natyra i ka falur.

Me investimet e mëparshme dhe aktivitetin e sotëm mund te konstatojmë se Mali Gazi Babë është një atrakcion i vërtetë për ata që e duan natyrën, për fëmijët e lagjes Gazi Babë dhe lagjeve tjera të Çairit dhe neve si qytetarë na mbetet të kujdesemi dhe ta mirembajmë atë.

Related posts

A do t’i kthehen qytetarët drurit për t’u ngrohur, shitësit: Interesimi për blerjen e drurit është i dobët

Redaksia

Zjarr në një deponi të egër shkak për paraqitjen e tymit të madh të zi në Tetovë

D V

Shilegov: Për katër vite janë blerë 150 automjete për ndërmarrjet e Bashkisë së Shkupit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More