Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Gara e 13 qershorit, Basha: Do të dalim më të bashkuar për të vazhduar betejën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa u ndal tek zgjedhjet e 13 qershorit për drejtuesin e ri të kësaj partie, theksoi se nga kjo garë do të dalin të bashkuar.

Në një takim me demokratë në Fier Basha tha se PD-ja do të vazhdojë betejën e saj për të rrëzuar regjimin e kryeministrit Edi Rama.

Ai nënvizoi faktin se nuk do të rrëzohet demokracia dhe as Shqipëria.

“Ndaj, sa i përket qëndrimeve, të cilat do të përcaktojnë fatin tonë politik, më lejoni pa vonesë të përsëris tani duke ju parë në sy, atë që keni dëgjuar prej ditës së parë nga goja ime përmes medias. Unë nuk i njoh dhe nuk e pranoj si legjitime masakrën zgjedhore të 25 prillit dhe rezultatin e tjetërsuar, e konsideroj atë të paligjshëm dhe ilegjitim.

Miqtë e mi, misioni i rrëzimit të regjimit do të thotë angazhim në një betejë, në një betejë të përditshme, në një betejë në të gjitha fushat dhe format. Edi Rama bën sikur shtrin dorën për bashkëpunim , me dorën tjetër heq mësuesit dhe mësueset e fierit, personelin shëndetësor vetëm se ka marrë pjesë në fushatën elektorale apo ka marrë pjesë në aktivitetet elektorale të Partisë Demokratike apo vetëm se është demokrate apo demokrat. Vazhdon të godas sipërmarrjen. Ka shkuar të marrë TVSH që premtoj që nuk do ta merrte. Godet banesat dhe i lë pa çati të mjerët dhe me dorën tjetër kërkon bashkëpunim, bën sikur kërkon bashkëpunim. Përgjigja ime ndaj kësaj po kështu është e qartë dhe pa asnjë ekuivok, një Jo e prerë dhe finale.

Dora e Edi Ramës është e mbushur me helmin e bashkëfajësisë. Të rrokësh atë dorë do të thotë të shkelësh mbi sakrificën tuaj. Të rrokësh atë dorë do të thotë të pranosh masakrën zgjedhore dhe rënien e demokracisë. Të rrokësh atë dorë do të thotë të bëhesh bashkëfajtor. Nuk ka bashkëpunim me Edi Ramën, ka vetëm betejë me të dhe me regjimin e tij.

Partia Demokratike që ka dalë nga kjo masakër jo më e vogël por më e madhe, jo më e dobët por më e fortë, jo me kokën ulur por si e vetmja forcë morale politike në Shqipëri, nuk ka rrugë tjetër, nuk mund ta tradhtoj Shqipërinë dhe shqiptarët, nuk mund ta tradhtoj Fierin dhe fierakët. Ka vetëm një rrugë, rrugën e betejës. Betejës deri në fund për të rrëzuar regjimin. Që nga sheshet e Fierit dhe të Tiranës deri në parlamentin e uzurpuar nga pakica asnjë minutë paqe, asnjë minutë qetësi deri në largimin e regjimit. Themeluesit dhe qëndrestarët mes jush e dinë se çfarë do të thotë kjo. Ne vetë kemi qenë dëshmitarë të shpresës se 31 Marsi i ’91-shit do të ishte dita e fundit e komunizmit dhe dita e parë e demokracisë. Nuk ndodhi kështu por ne nuk u ligështuam.

Pavarësisht prej tronditjes ne u ngritëm fuqimisht dhe diktuam përmes zgjidhjes së drejtë politike zgjedhjet e pra demokratike dhe fitoren e demokracisë në 91-shin. Kjo është detyra e një force politike që ka lindur me vlera dhe i qëndron besnike vlerave. Kjo është forca jonë e vërtetë. Kurrë mos mendoni se mund t’i përgjigjemi krimit me krim, horrave me horra, blerjes së votave me blerje votash.
Kurrë mos mendoni se Shqipëria do të bëhet më e mirë nëse zëvendësojmë Edi Ramën me një horr më të madh, me një hajdut më të madh, me një kriminel më të madh. Forca jonë janë vlerat, janë qytetaria, por askush mos ta marrë për dobësi sepse për këto vlera e kemi treguar tashmë se jemi gati të shkojmë në betejë dhe tani që nuk ka mbetur më asnjë vijë e kuqe pa shkelur, kjo do të jetë beteja finale. Sepse ose do të bjerë Shqipëria dhe demokracia ose do të bjerë regjimi. Rrugë tjetër nuk ka.

Kësaj radhe pakica e kriminelëve e oligarkëve e politikanë ve të korruptuar me Edi Ramën janë mbivendosur dhunshëm shumicës ndaj shumica ka të gjithë të drejtën të kërkojë drejtësi për padrejtësinë e 25 prillit. Ndërsa ne jemi e vetmja forcë politike që kemi fuqinë dhe moralin, kemi të drejtën dhe detyrën ta organizojmë këtë shumicë drejt betejës dhe drejt përmbysjes së regjimit. Ndaj miqtë e mi për këto arsye sytë e shqiptarëve do jenë përsëri te Partia Demokratike e Shqipërisë këtë të diel, pasnesër, siç ka qenë në çdo udhëkryq të rëndësishëm të historisë tonë sepse shqiptarët do të presin përgjigje nga 13 qershori për masakrën zgjedhore. Një përgjigje të saktë dhe të fortë për rënien e demokracisë, për pengimin e dhunshëm të ndryshimit për Shqipërinë dhe shqiptarët. Nëse nga 13 qershori ne do të pranojmë kokë ulur padrejtësitë që rëndojnë mbi demokratët dhe shqiptarët, nëse do të pranojmë në heshtje apo me alibi modelin e Edi Ramës, të oligarkisë, krimit, pushtetit dhe shtetit bërë njësh, atëherë të jeni të sigurt që na pret një natë e gjatë e ngjashme me atë që lamë pas në vitin 1990-të falë kurajës së themeluesve tanë të lëvizjes së dhjetorit dhe atyre që qëndruan përballë diktaturës. Po unë e di që me 13 qershor nga Fieri do të buçojë fuqishëm përgjigjja, përgjigjja që presin shqiptarët. Ne do t’i themi jo masakrës zgjedhore. Ne do t’i themi jo hijes së diktaturës që po vërtitet përsëri mbi vend. Ne do themi jo pengmarrjes me dhunë shumicës nga pakica të bashkuar, siç u futëm në betejën e 25 prillit edhe më të fortë, edhe më të fuqishëm, edhe më të mëdhenj seç hymë në atë betejë, tani më me sytë e dëshpëruar të shqiptarëve që nuk kanë shpresë tjetër, ne do ti japim një përgjigje kumbuese çdokujt që ka vënë bastin se duke na përçarë, duke na çoroditur, duke na futur në mosbesim e në dyshim me vetveten e me njëri-tjetrin, mund të na shmang nga fokusi i vetëm, nga objektivi i vetëm i kësaj beteje që është rrëzimi një orë e më parë i Edi Ramës dhe regjimit të tij.”, theksoi ai.

Postime të ngjashme

Njoftohet data e fillimit të shkollave; Ministrja Evis Kushi tregon programin e nxënësve dhe mësuesve

D V

Rama publikon pamjet nga kisha e Shën Premtes në Lukovë: Gati për të pritur vizitorët

D V

Ambasadorja Kim shkon në Vuno, ia shtron me uzo me banorët e fshatit

D V

Policia kontrolle gjatë natës në rrugët e vendit, pezullohen 10 leje drejtimi dhe vendosen dhjetëra gjoba

D V

Shuhen flakët në disa zona në Gjirokastër, policia identifikon dy nga autorët të dyshuar për vënien e zjarrit

D V

Situatë e rëndë në Vlorë, zjarret i afrohen banesave në Dukat të ri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...