Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

“Gara e madhe” e blerjes zgjati rreth dy javë – pëllumbi belg shitet për hiq më pak se 1.6 milion euro

Një tifoz i pasur kinez i garave të pëllumbave vendosi një çmim rekord prej 1.6 milion euro (1.9 milion dollarë) për zogun e racës belge.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, gjatë një gjysmë ore të furishme në fund të një ankandi dy-javor në qendrën e pëllumbave Pipa, dy ofertues kinezë që vepronin me pseudonimet Super Duper dhe Hitman ngritën çmimin ndërsa bënë oferta kundër njëri-tjetrit.

Dhe oferta përfundimtare ishte shumë e lartë – madje duke lënë shumë mbrapa edhe rekordin e mëparshëm që Armando arriti vitin e kaluar, me 350,000 euro (406,000 dollarë).

Oferta e së dielës ishte përsëri provë se sporti dikur i çuditshëm, i cili dukej se ishte i destinuar të zhvillohej vetëm disa vjet më parë, tani ka një interesim të ri – madje elitar.

Gjatë të dielës thuhet se në ankand u nxorën të 445 zogjtë dhe shitja e përgjithshme tashmë ka kaluar vlerën e 6 milionë eurove.

Postime të ngjashme

Analisti sportiv turk thyen me çekiç frigoriferin në emision

S.B.

Destinacionet që janë ndryshe nga ato që shohim në broshura

S.B.

Rekord, burri nga Nepali u ngjit në Everest për herë të 25-të

S.B.

Senatori drejtonte veturën gjatë takimit në ‘Zoom’, por vendosi një sfond virtual dhe mendoi se askush nuk do ta kuptonte

S.B.

Një shenjë që imuniteti juaj është dobësuar: Ka të bëjë me shkuarjen në tualet dhe nuk është e njëjtë për të gjithë, por zgjidhja është e lehtë!

S.B.

Gruaja e zemëruar godet me kokë një xham të dyqanit – jo çdo gjë shkoi mirë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...