Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Gara për FBI-në shqiptare, të skualifikuarit drejt kallëzimit penal

Zhurnal Ads

Gara për të qenë pjesë e FBI-së shqiptare (Byroja Kombëtare e Hetimit) ka shkaktuar pakënaqësi dhe ankesa nga 300 të skualifikuarit. Komentet negative për mungesë transparence janë drejtuar edhe në faqen e ambasadës amerikane, ndërsa kandidatët që kanë pretendime mësohet së po përgatisin një kallëzim penal.

Në fazën e 3-të të garës për BKH-në, kaluan shumica e kandidatëve që në testin logjik kishin marrë pak pikë. Në mesin e 300 kandidatëve që u skualifikuan në testin fizik, një pjesë e mirë e tyre në testin logjik kishin marrë pothuajse pikë maksimale.

Për këtë nuk kanë munguar komentet negative ne drejtim të ambasadës amerikane që mbështet krijimin e BKH-së, ndërsa mësohet se disa prej kandidatëve që kanë pretendime, do t’i drejtohen instancave me një kallëzim penal për manipulim të rezultateve. Garën për 60 hetuesit e njësisë së specializuar të policisë gjyqësore që do të hetojë veprat penale nën juridiksionin e SPAK e vijojnë 103 kandidatë, nga të cilët 21 femra. Faza e radhës vijon me testin e esesë, për të vazhduar më pas me testin e poligrafit dhe intervistën e strukturuar.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

“Wagner” arma sekrete e investimeve ilegale të Kremlinit për krijimin e kaosit në Shqipëri e vendet e Ballkanit.

admin

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, plagoset një vajzë

admin

Ndahet nga jeta Presidenti i televizionit “Fax News”, Kasem Hysenbelliu, humb betejën me Covid-19

T E

Agjencia evropiane e lajmeve rendit Tiranën mes 5 qyteteve që duhen vizituar për Krishtlindje

S.B.

Shqipëri, numri i të vdekurve nga COVID-19 tejkaloi 1.000

T E

Fondi i BE për monumentet e kulturës/ Rama: Kush thotë kush i vodhi paratë, të hapë mendjen

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...