Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Gara për vaksinën anti-COVID, në lojë edhe Kina, prodhimi i Sinovac Biotech rezulton efektiv në fazën e mesme

Pas Rusisë, Gjermanisë dhe SHBA tashmë edhe Kina premton se do të ketë një vaksinë efektive ndaj COVID-19.

Mes disa vaksinave që po provohen në vendin ku lindi COVID-19, ajo e Sinovac Biotech ka rezultuar e suksesshme në fazën e mesme të provave pasi ka çuar në një përgjigje shumë të shpejtë imunitare në rreth 700 të testuar.

Në rast se edhe kjo vaksinë rezulton efektive në fazën përfundimtare, atëhere botës supozohet t’i shtohet edhe vaksina e katërt efektive ndaj COVID-19.

E para ishte Rusia që me vaksinën ‘’Sputnik V’’ ia kishte dalë të krijonte një produkt kundër COVID-19, më pas në Gjermani kompanitë Pfizer dhe BioNTech njoftuan se kishin prodhuar një vaksinë 90 efektive.

Një javë më pas kompania amerikane Moderna njoftoi po ashtu se kishte nxjerrë një vaksinë 94.5% efektive ndaj COVID-19 dhe tashmë edhe Kina  duket drejt kësaj rruge.

Postime të ngjashme

Zviceranët votojnë kundër masave për ndryshimet klimatike

Dafina Vidishiqi

A është Turqia ende një aleat i besuar i NATO-s?

Dafina Vidishiqi

Biden: Nuk po kërkoj konflikt

Dafina Vidishiqi

Netanyahu humb pushtetin në Izrael

Dafina Vidishiqi

Macron: G7 nuk është armiqësore me Kinën

Dafina Vidishiqi

​Blinken zbulon: E vetmja gjë për të cilën pajtohem me Putin

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...