Agjencia Zhurnal.mk

Garat e Formula E do të zhvillohen nga shtëpia dhe komentatorja është Rita Ora

Këngëtarja shqiptare me fame botërore, Rita Ora, do të jetë perëndeshë e garës nga shtëpia të Formula E me të gjithë drejtuesit e kategorisë elektrike në emër të Organizatës UNICEF.

Të shtunën në orën 16:30 (sipas orës lokale-italiane), Rita do të jetë pjesë e grupit të komentuesve me Dario Franchittin.

Kampionati i Formulës E do të zhvillohet nga shtëpia, mundësuar nga UNICEF. Ky edicion i këtij kampionati disi surrogat vjen me një risi: Rita Orën që do të jetë në mesin e komentuesve. Këngëtarja e famshme shqiptaro-britanike do të jetë kumbuesja e UNICEF-it dhe do të marrë pjesë në transmetimin direkt, së bashku me reporterët të cilët përfshijnë emrat e njohur si: Jack Nicholls, Nicki Shields dhe pilotin Dario Franchitti, tri herë fitues i Indianapolis 500.

Këngëtarja ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram një video, përmes së cilës tregoi se po mbështeste këtë nismë shumë të veçantë të UNICEF dhe Formula E.

Përgjatë videos, shfaqeshin edhe sekuenca nga vizitat që Rita kishte realizuar në prill të vitit të kaluar në Kosovë, ku kishte ndihmuar me gjëra materiale disa familje nevojtare në zonat e varfëra në vendlindjen e saj.

“Përshëndetje të gjithëve, jam Rita Ora, si ambasadore e UNICEF-it, jam shumë e lumtur të mbështes të gjithë komunitetin e Formula E. Formula E vijnë të gjithë së bashku për të mbështetur UNICEF-in. Unë do të bashkohem me skuadrat dhe vozitësit, që garojnë nga shtëpia për të mbështetur E Sports me UNICEF-in. Që do të thotë se ne do ta shikojmë kompeticion nga shtëpia, kështu që dua t’ju shoh juve atje”, ka thënë këngëtarja e lindur në Prishtinë përgjatë videos.

Rita përndryshe njihet si ambasadore nderi e UNICEF-it, për nder të kontributit që ka dhënë si artiste duke mbështetur kauzat e kësaj organizate bamirëse.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...