Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Garazhet në kate, zgjidhje për kaosin tek rruga e plastikave

Zhurnal Ads

Shkup, 13 janar – Zhurnal.mk – Qyteti i Shkupit e renovoi bulevarin “Nikolla Karev” apo rrugën e plastikave siç është ndryshe e njohur në Shkup, por kaosi me veturat e parkuara në të gjitha anët nuk është zgjidhur. Këtë verë u vendos asfalt i ri në këtë bulevar, u rekonstruuan dhe korsitë për këmbësorë, u ndërtua dhe korsi për biçikleta dhe u mbollën pemë.

Por trotuaret, në vend për këmbësorë dhe biçiklistë, edhe më tej shfrytëzohen për parkim të veturave. Përpos në trotuare, vetura qëndrojnë të parkuara edhe në rrugë kryesore, duke uzurpuar një korsi për lëvizje të veturave. Në teren nuk ka as inspektorë të qytetit të Shkupit e as të komunës së Çairit, por as policia nuk dënon, informon Zhurnal.

Kryetari i Shkupit Petre Shilegov thotë se po punojnë në zgjidhjen e këtij problemi me ndërtimin e parkingjeve dhe garazheve në kate, dhe pasi të përfundojnë ato, trotuaret do të lirohen nga veturat.

“Atje punojmë në përmirësimin e parking performansave, me qëllim të parandalojmë parkimin në trotuare. Shtylla do të vendosim pasi të përmirësojmë performansat. Kur hyni në realizim të projekteve të vështira, gjithnjë bisedoni me shoqërinë. U dakorduam se do të shkojmë pjesërisht dhe kur të zgjidhet hapësira e parkingjeve, kështu do të lirohen trotuaret. Është për tu ardhur keq që është lejuar zhvillim i kapaciteteve të tilla të lokaleve, e nga ana tjetër nuk është menduar për nevojat e qytetarëve. Po punojmë për një lokacion për parking, ka edhe dy të tjera. Një është në territor të komunës Qendër në hyrje të rrugës së plastikave, tjetra në Duqanxhik, ku ka tokë shtetërore për ndërtim të një garazhi në kate. Me këto tre parkingje od të tejkalohet problemi me parkimin, ndërsa atëherë do të kemi dhe shtylla përskaj trotuareve”, thotë Shilegov.

Qyteti i Shkupit muajin e kaluar filloi me zgjerimin e bulevarit “Nikolla Karev”, duke filluar nga kazerma Ilinden deri tek udhëkryqi në Mumin Potok. Punimet pritet të përfundojnë në verë.//Zhurnal.mk

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

VMRO-DPMNE kërkon nga Pendarovski të mos e nënshkruan ligjin për Makpetrolin

E.E.

Rriten çmimet e derivateve

Z H

Pendarovski mesazh të rinjve: Duhet të jeni më të zëshëm ndaj politikanëve

Z H

KSI pa rekomandime të reja, po mendohet shkurtimi i orarit të punës

E.E.

Anulohet seanca gjyqësore për “Llaskarcën”, rasti në procedurë dëshmuese

E.E.

Transporti publik në Shkup më 1 janar sipas itinerarit të së dielës

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...