Shkup, 4 shtator – Zhurnal.mk – Në prag të tetorit dhe në suaza të aktiviteteve të Fushatës kombëtare për kancer në gji, më 25, 26 dhe 27 shtator shoqata “Borka – për çdo ditë të re” do ta organizojë garën më të madhe digjitale “Race for the cure” në bashkëpunim me “Think Pink Europe”.
Me qëllim që të ngrihet vetëdija për kancerin në gji, kjo fushatë po zhvillohet në pothuajse të gjitha shtetet evropiane njëkohësisht, ndërsa janë përfshirë më shumë se 42 organizata.
Më shumë detaje për garën, “Borka – për çdo ditë të re” do t’i bëjë të ditur sot në konferencë për shtyp.