Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Garë e ashpër nga gjashtë skuadrat e mëdha angleze për t’i siguruar shërbimet e Sergio Ramos

Sergio Ramos mund të largohet nga Real Madridi si futbollist i lirë në verën e vitit 2021.

Mbrojtësi spanjoll është futur në vitin e fundit të kontratës së tij me Los Blancos dhe ende nuk ka ndonjë përparim në bisedimet për kontratën e re.

Drejtuesit e Realit nuk i kanë ofruar ende marrëveshje të re bashkëpunimi dhe mbrojtësi tanimë ka filluar të mendoj për të ardhmen e tij.

Siç ka raportuar 90.com gjashtë skuadrat e mëdha angleze, Manchester United, Manchester City, Chelsea, Arsenal, Liverpool dhe Tottenham Hotspur janë interesuar për Ramos.

34-vjeçari ka dëshirë që ta përfundoj karrierën në Santiago Bernabeu, por nëse klubi nuk i ofron kontratë të re, atëherë ai mund të ndërroj skuadër.

Kampionati anglez Liga Premier është një mundësi e mirë për spanjollin i cili vazhdon të jetë në formë të lartë sportive.

Ramos këtë edicion ka zhvilluar 10 ndeshje zyrtare ku ka shënuar tre gola dhe një asistim.

Postime të ngjashme

Modric: Anglia është njëra ndër favoritet për “Euro 2020”

Dafina Vidishiqi

Panik tek Venezuela, 5 lojtarë rezultojnë pozitivë me COVID-19 para ndeshjes me Brazilin në Copa America

Dafina Vidishiqi

Bale: Unë kontribuoj edhe kur nuk shënoj, objektivi ynë është të fitojmë ndeshjet

Dafina Vidishiqi

Xhaka është gati për “Euro 2020”, paralajmëron Uellsin

Dafina Vidishiqi

“A është vendi i duhur për mua?” – Mbappe shton spekulimet për të ardhmen e tij te PSG

Dafina Vidishiqi

Italia vazhdon spektaklin, Insigne realizon golin e tretë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...