Agjencia Zhurnal.mk

Gartner: Gjatë vitit 2020, do të kemi rritje të shitjes së telefonave me zgjerimin e rrjetit 5G

Kompania analitike Gartner, parashikon që shpërndarja e telefonave gjatë vitit 2020 do ta shënojë rritjen e parë, krahasuar me periudhën e mëparshme.

Analiza premton një rritje prej 1.7% në livrimin e telefonave gjatë vitit 2020, në krahasim me vitin 2019, i cili pati një rënie prej dy për qind krahasuar me një vit më parë.

Gartner pret që tregu i Kinës do të ndikojë më së shumti në rritje, ashtu si edhe tregjet në rritje në Azi dhe Paqësor.

Kur bëhet fjalë për tregun 5G, ai pritet të përbëjë 12% të shpërndarjes totale të telefonave në vitin 2020, shkruan KOHA Ditore. Megjithatë, meqë çmimet për telefonat 5G do të ulen pas miratimit fillestar të teknologjisë, Gartner thekson se telefonat 5G do të përbëjnë 43 për qind të të gjitha livrimeve të telefonave gjatë vitit 2022.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...