Gashi-Aggeler: Mbetemi të përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin në mes RMV-së dhe SHBA-ve

nga Redaksia

Shkup, 5 dhjetor – Kryetari i Kuvendi të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi bashkë deputetët tjerë në Kuvend u takuan me ambasadoren e SHBA-ve Angela Aggeler. Gashi në rrjetin social Facebook, shkruan se kjo ngjarje ishte një mundësi e shkëlqyer për të forcuar lidhjet me SHBA.

“Sot në Kuvend, mirëprita në një takim të përbashkët Ambasadoren e SHBA-së, zonjën Angela Aggeler, si dhe deputetët alumni të programeve amerikane.

Kjo ngjarje ishte një mundësi e shkëlqyer për të forcuar lidhjet tona me SHBA-në dhe për të reflektuar mbi angazhimin e pazëvendësueshëm të këtij partneri të palëkundur në zhvillimin e Maqedonisë së Veriut. Shpreha mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve, si dhe falënderova deputetët alumni që kanë kontribuar në forcimin e marrëdhënieve me SHBA-në.

Theksova se mbetem i përkushtuar për të vazhduar këtë bashkëpunim të frytshëm”, shkruan kryetari i Kuvendit Afrim Gashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More