Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Gashi dhe Sela: Nuk do të lejojmë shtyrje të regjistrimit, shqiptarët të jenë të qetë

Shkup, 30 mars – Zhurnal.mk – Dy liderët opozitarë shqiptarë Afrim Gashi dhe Ziadin Sela, sot përmes një konference për media, kanë reaguar ndaj akordit të arritur dje nga ana e dy liderëve maqedonas politik, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, për shtyerjen e regjistrimit në muajin shtator, informon Zhurnal.

Siç shprehen Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, ky vendim i tyre është i papranueshëm për shqiptarët e Maqedonisë dhe gjithashtu për ASH-në dhe Alternativën.

Afrim Gashi, nga ana e tij tha se në këtë vendim ka gisht edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. Sipas tij, ashtu siç ndodhi në vitin 2011 me anulim të regjistrimit të dakorduar mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, tani BDI po e bën të njejtën me Zaevin.

“Forma e djeshme mes dy kryetarëve të VMRO-së dhe LSDM-së për shtyerje të regjistrimit, është një formë e papranueshme e realizimit të këtij procesi. Ne qëndrojmë kategorikisht të vendosur se regjistrimi duhet të vazhdojë. Ka pasur edhe para disa muajve rekomandim nga Kombet e Bashkuara që të mos ketë regjistrim në kohë pandemie, por qeveria ashtu si në gjitha ligjet e tjera ishte kryeneqe dhe nuk deshti të dëgjojë fare opozitën e tash kur jemi në fazën kur diaspora jonë po regjistrohet, janë bërë të gjitha përgatitjet, të enjten është 1 prilli dhe duhet të fillojë regjistrimi dhe është e papranueshme që me një takim të dy liderëve sikur të ishte gjysmë monarki apo monarki, takohen dy vetë dhe marin një vendim për të provuar për të shtyrë regjistrimin”, ka deklaruar Gashi.

Ziadin Sela në prononcimin e tij tha se çdo ndryshim për këtë ligj nevojitet badenter, ndërsa ndryshime dhe shtyerje partitë opozitare shqiptare nuk do të lejojnë. Ziadin Sela thotë se do ta bllokojnë edhe këtë ligj përmes mekanizmit të badenterit dhe premton se shtyerja nuk do të realizohet.

Dje kishte një takim mes dy kryetarëve të partive politike maqedonase, të kryetarëve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. Për ne, ata mund të takohen jo 1 herë por 100 herë brenda një dite por jemi këtu të themi shumë zëshëm se efektet politike sipas koalicionit ASH-AA, ky lloj takimi ka zero efekt. Çfarë do që këto dy zotërinjë janë marë vesh, për ne janë të barazvlefshme me zero. Kështu do të jetë edhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Vendi ku vendoset për shtyerje, anulime për gjëra të tilla është vetëm Kuvendi. Ne si koalicion nuk do të lejojmë shtyerje të këtij procesi. Ne kemi mekanizma për të pamundësuar që një marrëveshje mes dy kryetarëve partishë të efektuohet me ndryshime të ligjit këtu në Parlament. Ligji për regjistrim bën pjesë në ligjet që rregullohen me badenter dhe çdo ndryshim i këtij ligji kalon me badenter”, ka deklaruar Ziadin Sela, kryetar i ASH-së, raporton Zhurnal.

Ndryshe për shtyerje të regjistrimit janë njëzëri të gjithë shqiptarët. Të gjithë janë të mendimit se ky akord mes Zaev e Mickoskit erdhi pasi u frikësuan nga numri i mërgatës të regjistruar deri më tani e që ka arritur në 175 mijë.

Siç u shprehën dje Mickoski e Zaev, së pari duhet të imunizohet popullata e më pas regjistrimi të mbahet në shtator.//Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/alternativamkal/videos/465259514673779

Postime të ngjashme

Qytetarët e vaksinuar të Maqedonisë së Veriut do të mund të udhëtojnë në Gjermani

Dafina Vidishiqi

Mariçiq: Kroacia mbështet nisjen e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE

Dafina Vidishiqi

Sondazh i Gallup: 70% e bullgarëve janë kundër dorëzimit para Shkupit

Dafina Vidishiqi

Ulja e papunësisë mbetet e varur nga investimet e huaja

Dafina Vidishiqi

Policia vazhdon me gjobat për tejkalim shpejtësie, 67 dënime në autostradën Shkup – Veles

Dafina Vidishiqi

BESA fillon riorganizimin e degës së Bogovinës, themelohet nëndega në Pirok

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...