Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Gashi dhe Sela reagojnë pas bllokimit të propozim ligjit për shtetësi nga VMRO-DPMNE-ja

Shkup, 5 mars – Zhurnal.mk – Pasi VMRO-DPMNE ka bllokuar në Kuvend propozim ligjin për nënshtetësi, partitë opozitare shqiptare tani kanë bërë me dije se si kundërpërgjigje ata do të bllokojnë gjithashtu çdo ligj tjetër në Kuvend, sepse sipas tyre, asnjë ligj tjetër nuk është më i rëndësishëm se ky, informon Zhurnal.

Në konferencën për media të mbajtur sot në Kuvend, Afrim Gashi dhe Ziadin Sela shprehën keqardhje për bllokimin që e bëri VMRO-ja opozitare me qindra amendime. Ata thonë se ky ligj është në interes të gjithë qytetarëve.

Nëse ka vërejtje në propozim ligj, siç thonë dy liderët e partive opozitare, VMRO-ja mund të propozonte vetëm 1, 5, 10 apo 20 amandamente ku diçka nuk është në rregull, dhe problemi do të zgjidhej e jo në këtë mënyrë të bllokohet i gjithë procesi.

“Nga ky moment edhe ne paralajmërojmë se do të bllokojmë çdo propozim ligj që do të hyjë në Kuvend. Ka një qasje antishqiptare dhe tendencioze duke e avancuar këtë ligj sikurse i ngritë të drejtat e shqiptarëve. Edhe një herë ju them, se ky ligj nuk ka prapavijë të tillë. Ne ende nuk e dimë sa shqiptarë nuk kanë nënshtetësi që të themi se ky ligj i avanson shqiptarët”, thotë Gashi.

Ata thërrasin dy partitë maqedonase që të ulen bashkarisht dhe ti zgjidhin dilemat. Gjithashtu edhe LSDM-ja është kundër këtij propozim ligji.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Lajçak: Shkupi ka përmbushur detyrimet, është radha e Brukselit

R Zh

Agjenda kryeministrit Zaev: Takime pune në Bruksel, Madrid dhe Athinë

R Zh

Arifi: Fillon rekonstruimi i rrugës lokale Tetovë-Bërvenicë

R Zh

Editorial: Sfidat kryesore të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2021

R Zh

Ndërtimi i bulevardit “Bosnjë e Hercegovina” hyn në fazën përfumdimtare

R Zh

Gashi: Integrimi i përnjëhershëm dhe i plotë i Ballkanit Perëndimor në BE mund ta qetësojë rajonin tonë të trazuar

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...