Shkup, 27 prill – Nga dita e djeshme në Maqedoninë e Veriut, ka çmime më të shtrenjta për policat e sigurimit për regjistrimin e automjeteve.
Çmimet e reja janë 15 për qind më të larta dhe vlejnë për automjete me fuqi mbi 44 kilovat (KË) dhe kamionë.
E për këtë fakt, gjatë ditës së sotme ka reaguar kryetari i “Alternativës”, Afrim Gashi, duke treguar se kjo është e papranueshme.
Sipas tij, këto çmime do të ulen. Derisa kartoni i gjelbër nuk do të jetë me shumë se 30 euro.
“Do t’i ulim çmimet për polisat e sigurimit për regjistrimin e automjeteve dhe kartonit të gjelbër. Kartoni i gjelbër nuk do të kushtojë më shumë se 30 euro për një vit”, ka premtuar Gashi.
Çmimi i një police për auto-përgjegjësi është rritur për 15.4 për qind. Respektivisht, nëse deri më tani për veturë prej 44 deri në 55 kilovat paguhej 5.453 denarë, çmimi i ri do të jetë 6.292 denarë.
Veturat me motor nga 55 deri në 65 KË, në vend të 6.166 denarë duhet të paguajnë 7.116 denarë, për automjetet me motor nga 66 deri në 84 KË në vend të 7.133 denarë, tani paguhet është 8.233 denarë, ndërsa nga 8.510 denarë, në 9.821 denarë rritet sigurimi për automjetet me motor nga 84 deri në 110 KË. Sigurimi për automjetet me motor mbi 110 KË tani do të jetë 11.879 denarë, ndërsa deri më tani ishte 10.294 denarë.