Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Gashi: Integrimi i përnjëhershëm dhe i plotë i Ballkanit Perëndimor në BE mund ta qetësojë rajonin tonë të trazuar

Shkup, 8 maj, Zhurnal.mk – 9 Majin e ka uruar edhe kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi. Ai ka shkruar se në Ditën e Europës, kujtojmë edhe të gjitha përpjekjet e bëra të etërve të BE-së në ndërtimin e një Europe të bashkuar dhe të zhvilluar, një projekt që – sado i sfiduar sot – mbetet alternativa më kuptimplote e kontinentit të vjetër.

“Me këtë rast edhe një herë e përsërisim përkushtimin tonë për anëtarësim të plotë në BE, duke theksuar se vetëm integrimi i përnjëhershëm dhe i plotë i Ballkanit Perëndimor në BE mund ta qetësojë rajonin tonë të trazuar.

E duke e shënuar Ditën e Europës nuk mund të mos e potencojmë edhe faktin e dhimbshëm se – përkundër pritjeve – kjo qeveri ka dhënë prova konkrete se agjenda e saj nuk është BE-ja”.

Gashi ka përmendur bashkëpunimin me qarqe antieuropiane, ngecjen ekonomike, shkallën e lartë e korrupsionit, krimin e organizuar në rritje, drejtësinë e politizuar dhe partizuar, kanabizimin e strukturave të sigurisë, si dhe dështimin për menaxhimin e pandemisë dhe të arsimit. “Këto janë vetëm disa pika në listën e gjatë të rrëfimit antieuropian që po e ndërton Maqedonia e Veriut. Sidoqoftë, ëndrra europiane nuk pushon!”, ka shkruar Gashi.

Postime të ngjashme

Qeveria emëron Muharrem Asanin, zëvendësdrejtor në Dogan

R Zh

Kryetari i Sarajit Blerim Bexheti njofton se nënshkruan kontratën për rikonstruktimin e rrugës kryesore

R Zh

Digjet deponia e egër në Labunisht, banorët në hall po helmohen nga tymi dhe gazrat

Dafina Vidishiqi

Zbulohen 13 emigrantë në autostradën Kumanovë – Tabanoc

Dafina Vidishiqi

Bisedimet për Kodin Zgjedhor, drejt dështimit

Dafina Vidishiqi

Zaev: Pro listave të hapura për këshilltarët

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...