Gashi: Kuadrot profesionale të koalicionit do ta sjellin ndryshimin tek shqiptarët

Shkup, 5 tetor – Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, mbrëmë ka realizuar takim me banorët e Reçicës së Madhe dhe Vrapçishtes. Gjatë këtyre takimeve u fol mbi rëndësinë e zgjedhjeve të 17 tetorit, ku veçmas u theksua që shqiptarët tash e kanë momentin e fundit, që ta sjellin ndryshimin e shumëpritur. Gashi në fjalën e tij para banorëve të Reçicës së Madhe tha: ”Fitorja e Vullnet Murselit në Tetovë, nuk është e rëndësishme vetëm për qytetin e Tetovës, por është e patjetërsueshme për procesin e ndryshimit nëpër vendbanimet tjera shqiptare”.

 

Duke folur për rëndësinë e zgjedhjeve Gathi vazhdoi duke shtuar,”Jam i bindur se më 17 tetor duke rrethuar numrin 6 do të fillohet procesi i ndryshimeve të mëdha”.

Gjatë tubimit në Vrapçisht të Gostivarit, kryetari Gashi kërkoi edhe njëherë përkrahje për kryetarin aktual të komunës, Isen Shabani, duke thënë:”Koalicioni Alternativa & Aleanca për Shqiptarët, me politik të pastër para qytetarëve ofron kuadro profesionale, kombëtare dhe morale, vlera të nevojshme këto për të sjellur ndryshimin e nevojshëm tek komunat shqiptare në vend”, përfundoi Gashi.

Related posts

Taravari: Gostivari është institucioni më transparent në Maqedoninë e Veriut, i udhëhequr nga një shqiptarë

Redaksia

Arsovska u zotua para banorëve të Gazi Babës se s’ka më premtime boshe

Redaksia

Kalishti u rreshtua pas Nebi Rexhepit, i pranishëm edhe Agim Nuhiu

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More