Gashi: Më 3 shtator do të vendoset në rend të ditës interpelanca kundër meje

nga D V

Shkup, 27 gusht – Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi thotë se më 3 shtator do të vendoset në rend të ditës interpelanca ndaj tij, përcjell TV21.

“Në seancën e Kuvendit më 3 shtator do ta vendos në rend të ditës interpelancën për mua si kryetar i Kuvendit. Mendoj se kjo kërkesë nuk mban politikisht, por gjithsesi do të ketë diskutim”, tha kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në brifingun e sotëm me gazetarët.

Në brifing me gazetarët u fol edhe për disa raste që lidhen me kreun e Kuvendit, si lutja në Kuvend, rasti në Aeroportin e Shkupit me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, por edhe dasma në Kosovë e kreu të Kuvendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More