Shkup, 18 prill – Edhe dita e enjte ka nis më shumë aktivitete për koalicionin VLEN. Deri sa kryetari Alternativës, Afrim Gashi ka treguar se me këtë koalicion do të marrin fund shumë gjera të këqija që janë duke u zhvilluar në Maqedoninë e Veriut. Ai ka thënë se me fitoren e VLEN do të merr fund sëmundja e madhe e kazinos dhe llotarisë. Po ashtu, siç ka thënë Gashi do t´i anulojnë edhe borxhet e njerëzve nga kreditë e shpejta. “Me fitoren e VLEN do të merr fund sëmundja e madhe e kazinos dhe llotarisë. Ne do ta ndalojmë bixhozin. Do t´i ndalojmë dhe kreditë e shpejta, që janë në fakt thjesht fajde. Do t´i anulojmë borxhet e njerëzve nga kreditë e shpejta. Ne kemi doktorin, dhe do t´i shërojmë sëmundjet që Fronti i ka sjellë. “Edhe kandidatët për president, janë po aq të ndryshëm. Ne e kemi doktor Arbenin, një mjek i përkushtuar, njeri i pakorruptuar. njeri që ka qeverisur me transparencë në Gostivar, dhe nuk ka asnjë hije. Njeri i dashur nga të gjithë. Por, e kemi edhe kandidatin e Frontit të Listave të Zeza, Bujar Osmani.
Gashi: Me fitoren e VLEN do të merr fund sëmundja e madhe e kazinove dhe llotarisë
nga D V
shkruar nga D V
698
Postimi i mëparshëm