Gashi: Një iftar me njerëz të veçantë

nga Xh M

Shkup, 26 mars – Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, ka njoftuar se sonte ka marrë pjesë në iftarin e organizuar nga SOS Vita, organizatë kjo, e përkushtuar në mbështetjen dhe kujdesin e personave me nevoja të veçanta.

“Një iftar i veçantë me njerëz të veçantë! Bashkë me mikun tim Zeqirija Ibrahimi dhe deputetin Bekim Sali, kisha nderin të merrja pjesë në iftarin e organizuar nga SOS Vita, një organizatë e përkushtuar për mbështejen dhe kujdesin e personave me nevoja të veçanta. Muaji i Ramazanit, ndër të tjerat na kujton të ushqejmë vlerat si solidariteti, uniteti dhe kujdesi për të tjerët, prandaj faleminderova organizatorët për mundësinë që të jem pjesë e një tryeze me plot dashuri, kujdes dhe shpresë”, ka shkruar Gashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More