Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Gashi për librin e Sociologjisë: Në RMV ushqehet urrejtje sistematike ndaj shqiptarëve

Shkup, 3 mars, Zhurnal.mk – Lidhur me skandalin me librin e sociologjisë për shkollat e mesme ka reaguar dhe kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi.

Ai thotë se në Maqedoninë e Veriut ushqehet urrejtje sistematike ndaj shqiptarëve.

“Libri i Sociologjisë për shkollat e mesme në vendin tonë, duke shprehur fashizëm ndaj shqiptarëve dhe bashkësive të tjera më të vogla, vetëm e përdëfton konstatimin tonë të kahershëm se në RMV ushqehet urrejtje sistematike ndaj shqiptarëve, mes tjerash edhe në sistemin arsimor.

Dhe, pastaj kur këta njerëz bëhen politikanë, detyrimisht që do t’u pengojë numri i shqiptarëve në këtë shtet dhe do të duhet ta anulojnë edhe regjistrimin e popullsisë.

Ky dhe librat e tjerë si ky, janë mënyra më “e mirë” për të nxitur urrejtje dhe rrënim të mirëbesimit, por edhe dëshmi se si na perceptojnë ose si duan të na perceptojnë një pjesë e bashkëqytetarëve tanë maqedonas.

Andaj kjo jo vetëm që është për keqardhje, por është edhe neveritëse”, ka shkruar Gashi në reagimin e tij.

Postime të ngjashme

Komuna Çair përfundon dezinfektimi i 25 xhamive

R Zh

Lazim Destani bën gjestin e madh në kohë pandemie

R Zh

Zëdhënësi i qytetit të Shkupit i reagon opozitës shqiptare: Një punë që shihet, kallauz nuk do

R Zh

Editorial: Themelimi i partisë së re nga Cërvenkovski, bie qeveria “Zaev2”!

R Zh

Snezhana Kaleska Vançeva: Të mos harrojmë se më 27 prill u sulmua parlamenti, dhoma më e lartë ligjdhënëse

N E

Ganiu: Çairi ka gjelbërim të mjaftueshëm, prandaj unë kërkova që BDI të drejtojë me NP “Parqe dhe gjelbërime”

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...