Gashi për vizitë në Bibliotekën Kombëtare Universitare me rastin e Ditës Botërore të Librit

nga Xh M

Shkup, 23 prill – Me rastin e Ditës Botërore të Librit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, realizoi një vizitë në Bibliotekën Kombëtare Universitare “Shën Klimenti i Ohrit”.

Në ambientet e bibliotekës ai u informua nga afër me zhvillimet, përditësimet dhe sfidat e këtij institucioni. Ai gjithashtu zhvilloi një bisedë të hapur dhe miqësore me studentë, profesorë, autorë dhe punonjës të bibliotekës, ku diskutuan për pasion të përbashkët për librin dhe biblitekën. Gjatë këtij diskutimi, Gashi ndau përvojat e tij personale dhe reflektime mbi rëndësinë e librit në shoqëri.

Kryetari i Kuvendit u shpreh i gatshëm që të ofrojë çdo lloj mbështetje të mundshme për bibliotekën, duke nënvizuar rolin e këtij institucioni në formësimin e një shoqërie më aktive dhe më të zhvilluar.

Në përfundim të vizitës, shprehu mirënjohjen për pritjen e ngrohtë dhe u rianëtarësua simbolikisht në bibliotekë, duke dëshmuar lidhjen e tij të vazhdueshme me këtë tempull të dijes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More