Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Gashi: Qeveria po dështon të menaxhojë krizën me Covid-19

Shkup, 17 nentor – Dje Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19 kanë ndërruar jetë 40 persona. Ndërkaq kryetari i Alternativës Afrim Gashi me anë të një postimi në fejsbuk ka thënë se kjo Qeveria nuk ka kapacitet të luftojë pandeminë e vetme.

Ja postimi i plotë i Gashit në fejsbuk:

Të vdesin 40 njerëz për një ditë në një shtet të vogël, siç jemi ne, është më shumë se tragjike, por ta heshtësh këtë gjë e të sillesh me indiferencë, kjo është papërgjegjësi totale dhe skajshmërisht joserioze. Është më se evidente se kjo Qeveri nuk ka kapacitet ta luftojë pandeminë e vetme. Ajo çdo ditë po dështon në tentativat e saj për ta menaxhuar këtë krizë, andaj çdo ditë e re që do ta gjejë vendin me këtë qeveri do të jetë me përmasa më të rënda e më të vështira dhe me pasoja më të mëdha. Këtë sfidë të madhe, siç është pandemia Covid-19, nuk mund ta luftojë e vetme asnjë parti e asnjë koalicion qeverisës, por na duhet të gjithë bashkë t’i mbledhim forcat e kapacitetet e plota që i kemi e t’i vendosim në funksion, sepse në të kundërtën pasojat do të jenë shumë më të mëdha, ndërsa përgjegjësia e tëra mbi këtë përbërje qeveritare.

Postime të ngjashme

UEJL i dyti në Maqedoninë e Veriut dhe i pari në trojet shqiptare sipas QS World University Rankings

Zekirija Haxhiu

BP: Vala e tretë e Covid ndikoi negativisht në rimëkëmbjen ekonomike

Zekirija Haxhiu

Pasaportat me afat të skaduar do të vlejnë deri më 31 dhjetor

Zekirija Haxhiu

BE-ja vendosë Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve të sigurta për rrugëtim

Zekirija Haxhiu

Osmani mund tu jep fund protestave të VMRO-së, por Bullgarinë askush nuk e bind të heqë veton

Bekim Laçi

Bonuse për policët që kanë punuar jashtë orarit të punës

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...