Kosovë

Gashi: Sa mund t’i besohet Gjykatës Speciale? Si mund të dalin dokumente kaq të ndjeshme?

Zhurnal Ads

Avokati i njohur kosovar Tomë Gashi, tha se dërgimi i paketës nga kushdo qoftë me 4 mijë dosje në selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është skandal në vete, që vë në dyshim kredibilitetin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Gashi tha se nga këto dokumente vërtetohet bashkëpunimi i Gjykatës Speciale me Prokurorinë e Serbisë për Krime të Luftës.

“Dërgimi i paketës nga kushdo qoftë me 4000 dosje, me rreth 1300 fletë të dokumenteve është skandal në vete, se sa mund t’i besohet Gjykatës Speciale në Hagë. Si është e mundur që të dalin nga Gjykata Speciale dokumente kaq të ndjeshme, të cilat sipas OVL-së përmbajnë edhe emra të dëshmitarëve, të dëshmitarëve të mbrojtur dhe ndoshta edhe të dëshmitarëve anonimë “.

Reagimi i plotë:SA MUND TI BESOHET GJYKATËS SPECIALE?Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dje e bëri publike se nga një person i panjohur me mask, kapel syza dhe mjekërr, është lënë para dyerëve të zyreve një paketë me rreth 4.000 mijë dosje të Gjykatës Speciale.Nga këto dokumente vërtetohet bashkëpunim i Gjykatës Speciale me Prokurorinë e Serbisë për Krime të Luftës.Dërgimi i paketës nga kushdoçoftë me 4000 dosje, me rreth 1300 fletë të dokumenteve është skandal në vete, se sa mund ti besohet Gjykatës Speciale në Hagë.Si është e mundur që të dalin nga Gjykata Speciale dokumente kaq të ndjeshme, të cilat sipas OVL-së përmbajn edhe emra të dëshmitarëve, të dëshmitarëve të mbrojtur dhe ndoshta edhe të dëshmitarëve anonim.Sot nga OVL e UÇK-së jemi njoftuar se këto dokumente me vërtetim janë marrur nga Prokuroria Speciale në Hagë.Prokurorët e Hagës e kanë detyrë që ta zbulojnë se si arriten këto dokumente para zyreve të OVL të UÇK-së.OVL e UÇK-së, sikurse edhe vete Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk janë nën hetime formale nga Gjykata Speciale!.Sa është i dëmshëm ky veprim i Gjykatës Speciale secili mund ta kuptoj.Ndoshta me këtë dikush don ta vërtetoj “arsyejen” e formimit të Gjykatës Speciale jashtë territorit të Kosovës me arsyetim se në Kosovë nuk mund ti mbrojnë dëshmitarët.Me këtë veprim Gjykata Speciale nuk mundi ta mbroj as vetëvehten.Gjykatës Speciale nuk mund ti besoj askush, pas këtij skandali.Ndërsa sa i përket bashkëpunimit të Gjykatës Speciale me Serbinë, me Prokurorinë e Serbisë kjo nuk është fare risi, këtë e kemi ditur të gjithë, sepse kështu fatkeqësisht kanë vendosur deputetët e Kuvendit të Kosovës më 3 gusht 2015, kur kanë votuar Gjykatën Speciale kundër ne shqiptarëve në përgjithësi, kundë shqiptarëve të Kosovës në veçanti dhe posaçërisht kundër pjesëtareve të UÇK-së.Deputetet që e votuan këtë Gjykatë amnestuan krimet serbe deri në gjenocid kundër civile shqiptare në Kosovë.Sa është serioze një Gjykatë që ” ti dërgon”dokumentet e pastaj ti merr.Disa janë të “sigurt”se këtë e ka organizuar Hashim Thaçi, por kjo nuk është e vërtetë, sepse atij ju pre rruga për në Washington më 24.06.2020 pa e nënshkruar “marrëveshjen historike”me Serbinë, pasi që ai as që e ka ditur se në ditëlindjen e tij Prokurorët amerikan kishin ngritur aktakuzë kundër tij.Gjykata Speciale është më tepër e Serbisë se sa e Kosovës!

Postime të ngjashme

Vulin përdor termin “shiptari”, Kamberi: S`mund të ndjehesh i ofenduar nga dikush që s`ka dinjitet

D XH

Thaçi, Veseli e të tjerët nesër në seancë – Avokati tregon se çka do të diskutohet

D XH

Luljeta Aliu: Hoti duhet të dorëhiqet, Kosova do të shkojë në zgjedhje

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...