Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Gashi takim me kreun e PDK-së, Kadri Veseli

Zhurnal Ads

Prishtinë, 20 tetor, zhurnal.mk – Sot, në Prishtinë, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga deputetja Safije Sadiki – Shaini, realizoi takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Takimi ishte në frymën që e kultivon Alternativa për bashkëpunim me gjithë spektrin politik shqiptar në vend dhe në rajon.

Me këtë rast u bisedua edhe për zhvillimet e fundit politike, veçmas ato që kanë të bëjnë me procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi.

Duke folur në këtë temë, kryetari Afrim Gashi shprehu mbështetjen e tij dhe të partisë AlternAtivA për mbrojtjen e sovranitetit shtetëror të Republikës së Kosovës.

Nga ana tjetër, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, e falënderoi Gashin për këtë takim dhe për këtë mbështetje, duke shprehur gatishmërinë e tij që ky komunikim dhe bashkëpunim të kultivohet dhe të thellohet edhe në të ardhmen.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Policia parandaloi hyrjen ilegale të 252 emigrantëve

Z H

Mariçiç i dërgoi letër eurodeputetit, Franz Romeo

T E

Kesiç: Ballkani nuk do të jetë në listën e prioriteteve të ShBA-ve

T E

Sulmi në Vjenë, njëri nga viktimat dyshohet të jetë nga Veleshta e Strugës

E.E.

Paralajmërohet reforma për administratë moderne dhe efikase

T E

Filipçe: Nëse ka kushte, në nëntor në shkollë mund të kthehet edhe një grupë tjetër e nxënësve

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...