Gashi takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të PABSEC, Asaf Haxhiev

nga D. V.

Shkup, 28 prill –  Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se në kuadër të organizimit të Takimi të 65-të të Komisionit Për Çështje Juridike Dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Asamblesë Parlamentare e organizatës për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC), ka mirëpritur në Kuvend Sekretarin e Përgjithshëm, z. Asaf Haxhiev.

“Diskutuam për rolin e rëndësishëm që kjo organizatë luan në forcimin e bashkëpunimit parlamentar, zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin rajonal. Shpreha përkushtimin e Kuvendit të RMV për të qenë partner aktiv dhe konstruktiv mbrenda organizatës dhe theksova gatishmërinë tonë për të kontribuar në projekte të përbashkëta në fusha si ekonomia, energjia, digjitalizimi dhe mjedisi. Parlamanet kanë fuqinë të ndërtojnë ura miqësie dhe zgjidhje për sfidat e përbashkëta, në këtë drejtim, kontributi i Asamblesë Parlamentare për Bashkëpunim Ekonomik të Detit të Zi është i pazëvendësueshëm”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More