Maqedoni

Gashi: Të hapet sa më shpejtë kufiri mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Zhurnal Ads

Shkup, 1 tetor, zhurnal.mk – Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në një status në profilin e tij në Facebook ka shkruar se është e pakuptimtë të jetë i mbyllur kufiri mes Maqedonisë e Veriut dhe Kosovës kur numri i të infektuarve në vendin tonë është shumë më i lartë se në Kosovë.

“Në kohën kur Maqedonia e Veriut e ka kufirin e hapur me Republikën e Shqipërisë dhe kur numri i të infektuarve është shumë më i lartë në vendin tonë se në Kosovë, është krejt i pakuptimtë që kufiri me Republikën e Kosovës vazhdon të jetë i mbyllur. Kjo, përveçse e ka dëmtuar zhvillimin e bizneseve, për ne lexohet edhe si tendencioze, aq më shumë kur dihet se shqiptarët e vendit tonë dhe shqiptarët e Kosovës kanë aq shumë lidhje familjare dhe të tjera, që tashmë pengohen në emër të pandemisë. Prandaj, HAPENI SA MË SHPEJT KUFIRIN MAQEDONI E VERIUT – KOSOVË”,-shkruan Gashi.

Postime të ngjashme

Pendarovski-Lajçak: Maqedonia e Veriut është e gatshme t’i fillojë negociatat aderuese

XH,I

Gostivar, kontrolle ndaj automjeteve që kryejnë transport publik

Z H

16 qendrat për Covid do të jenë gati për 2 muaj

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...