Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Gashi tregon se kush është inspirimi që qëndron pas filmit “Zgjoi”

Aktorja shqiptare ka zbuluar se kush qëndron si inspirim pas filmit “Zgjoi”.

Filmi kosovar “Hive” (Zgjoi) me regji nga Blerta Basholli ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm në “Sundance Film Festival” të vitit 2021, duke fituar 3 çmimet më të rëndësishme.

Aktorja e njohur Yllka Gashi, në këtë film me rolin e saj ka treguar për dhimbjen e grave të Krushës.

Ajo me anë të rolit të saj ka paraqitur personazhin e Fahrije Hotit, teksa para disa orësh ajo i tregoi botës se kush ishte inspirimi pas filmit “Zgjoi”, duke publikuar disa fotografi me Fahrije Hotin dhe gratë punëtore të Krushës.

Aktorja tha se është falënderuese ndaj tyre përjetësisht.

“Inspirimi që qëndron prapa “Hive/Zgjoi”. Heroina e vërtetë znj. Fahrije Hoti dhe gratë punëtore të Krushës.
Përjetësisht falenderuese.
Këto foto janë bërë me 25 Korrik 2018.”, ishte postimi i plotë i Yllkës.

Suksesit të këtij filmi i janë gëzuar të gjithë shqiptarët kudo në botë duke mos përjashtuar as fytyra publike të ndryshme.

Postime të ngjashme

“Shqiponjat” marshojnë në Shkup! Qindra motoçikleta vërshojnë rrugët

D V

Blerim Bexheti: Komuna e Sarajit çdoherë do mbështesë aktivitetet kulturore

R Zh

Koncert i Inva Mulës dhe Genc Tukiqi sonte në “Verën e Ohrit”

D V

Katër artistë bëhen bashkë për ti kënduar Shkupit

R Zh

Biblioteka e Natyrës, ideja e bukur e të rinjve korçarë për të përqafuar botën e letërsisë

D V

Folk Fest trazoi atmosferën e Shkupit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...