Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Gastronomët reagojnë për masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit

Zhurnal Ads

Një ndër masat që pritet të hyjë në fuqi pas propozimit në mbledhjen Komitetit për Menaxhimin e Pandemisë COVID-19 është edhe ndryshimi i orarit të punës së gastronomisë dhe qendrave tregtare nga ora 21:00 – 05:00 (përveç shërbimeve “merr me vete”).

Për këtë masë të pakënaqur janë shprehur gastronomët, të cilët thonë se janë goditur shumë nga pandemia.

SHGK kërkon dhe inkurajon që të respektohet çdo vendim që ka për qëllim luftimin dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit, mirëpo kritikon dhe thekson duke iu drejtuar institucioneve publike në përgjithësi, sidomos ngadalësisë së Kuvendit për të sjellë ligje, Qeverisë për të marrë vendime, dhe Ministrisë së Financave në veçanti, për të dhënë propozime dhe vendime adekuate dhe efikase në kohë sa më të shkurtër, pasi që ende nuk kemi një formulë ekonomike dhe politike se si duhet të dalim nga kjo gjendje duke pasur parasysh pasojat e rënda të këtyre masave”, thuhet në reagim, shkruan Express.

“Sektori i gastronomisë, edhe pa këto paralajmërimet e fundit është shumë i goditur dhe është duke vuajtur konsekuencat e masave të aplikuara gjerë më tani.

Mirëpo, nëse vazhdojmë me këtë ritëm të bërjes së politikës dhe ndërhyrjes së shtetit në ekonomi, pa diskutim që gastronomia do të ketë përmbysje dhe vështirë që do të rikuperohet për tu bërë siç ishte para pandemisë”.

Shoqata po iu bën thirrje institucioneve publike që të vazhdojnë të menaxhojnë pandeminë, por thotë se institucionet urgjentisht duhet të vazhdojnë me subvencionimin e linjës së pagave të punëtorëve, të fillojnë me subvencionimin e qirasë, ndarjen e granteve që stimulojnë afarizmin në gastronomi dhe krijimin sa më të shpejtë të një pakoje që ka për qëllim mbështetjen e sektorit në pajtim me kërkesat tona.

SHGK ka caktuar mbledhje të hënën në ora 14:00 pranë hapësirave të OEK-ut , për të shteruar propozimet e anëtarëve të Kuvendit dhe vendosur lidhur me hapat e ardhshëm që do të ndërmerren nga gastronomët.

“Iu lutemi të gjithë gastronomëve, qytetarëve, dhe institucioneve që të bashkëpunojnë më shumë në luftimin dhe parandalimin e virusit, dhe të balancojnë harmoninë e marrjes së vendimeve që luftojnë pandeminë në njërën anë dhe përkrahin ekonominë në anën tjetër”.

Një ndër masat që pritet të hyjë në fuqi pas propozimit në mbledhjen Komitetit për Menaxhimin e Pandemisë COVID-19 është edhe ndryshimi i orarit të punës së gastronomisë dhe qendrave tregtare nga ora 21:00 – 05:00 (përveç shërbimeve “merr me vete”).

Për këtë masë të pakënaqur janë shprehur gastronomët, të cilët thonë se janë goditur shumë nga pandemia.

“SHGK kërkon dhe inkurajon që të respektohet çdo vendim që ka për qëllim luftimin dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit, mirëpo kritikon dhe thekson duke iu drejtuar institucioneve publike në përgjithësi, sidomos ngadalësisë së Kuvendit për të sjellë ligje, Qeverisë për të marrë vendime, dhe Ministrisë së Financave në veçanti, për të dhënë propozime dhe vendime adekuate dhe efikase në kohë sa më të shkurtër, pasi që ende nuk kemi një formulë ekonomike dhe politike se si duhet të dalim nga kjo gjendje duke pasur parasysh pasojat e rënda të këtyre masave”, thuhet në reagim.

“Sektori i gastronomisë, edhe pa këto paralajmërimet e fundit është shumë i goditur dhe është duke vuajtur konsekuencat e masave të aplikuara gjerë më tani. Mirëpo, nëse vazhdojmë me këtë ritëm të bërjes së politikës dhe ndërhyrjes së shtetit në ekonomi, pa diskutim që gastronomia do të ketë përmbysje dhe vështirë që do të rikuperohet për tu bërë siç ishte para pandemisë”.

Shoqata po iu bën thirrje institucioneve publike që të vazhdojnë të menaxhojnë pandeminë, por thotë se institucionet urgjentisht duhet të vazhdojnë me subvencionimin e linjës së pagave të punëtorëve, të fillojnë me subvencionimin e qirasë, ndarjen e granteve që stimulojnë afarizmin në gastronomi dhe krijimin sa më të shpejtë të një pakoje që ka për qëllim mbështetjen e sektorit në pajtim me kërkesat tona.

SHGK ka caktuar mbledhje të hënën në ora 14:00 pranë hapësirave të OEK-ut , për të shteruar propozimet e anëtarëve të Kuvendit dhe vendosur lidhur me hapat e ardhshëm që do të ndërmerren nga gastronomët.

“Iu lutemi të gjithë gastronomëve, qytetarëve, dhe institucioneve që të bashkëpunojnë më shumë në luftimin dhe parandalimin e virusit, dhe të balancojnë harmoninë e marrjes së vendimeve që luftojnë pandeminë në njërën anë dhe përkrahin ekonominë në anën tjetër”.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Shtyhet për tetor mbledhja e qeverive Kosovë-Shqipëri

admin

Dërgohen për votim tre emra për Avokat të Popullit

admin

​541 tiketa për mosrespektimin e masave anti-covid

S.B.

BE vlerëson bashkëpunimin e ish-krerëve të UÇK-së me Specialen

R ZH

Haradinaj uron nxënësit dhe mësimdhënësit, apelon për kujdes dhe respektim të masave

S.B.

KMDLNj: Është koha për lehtësimin e masave kufizuese

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...