Gastronomët të shqetësuar me kufizimet e fundit, ankohen se nuk kanë marrë mbështetje nga shteti

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për kufizime të veprimtarisë së gastronomisë, pas rritjes së rasteve me COVID-19 ka qenë i pritur dhe këto masa do ta dëmtojnë ekonomikisht këtë sektor,.

 

Nënkryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Shpat Hashani ka thënë se vendimet nga Qeveria, kanë dalë ndryshe nga ato që kanë diskutuar në takimin e mbajtur me ministrinë e Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Duke parë që numrat janë rrit ne e kemi pritur një vendim pak a shumë të tillë. Kemi qenë në takim edhe me ministrin e shëndetësisë ku na u kanë treguar disa nga masat që kanë me i marr, por pas takimit me neve ata kanë ndryshuar dhe duke parë që numrat edhe më shumë janë rrit kanë marr vendim që me i ndal edhe sallat e dasmave ku në takimin e parë kanë qenë të lejuara, por tani kanë marr vendim me i mbyll ato”, është shprehur ai.

Për Hashanin masat e dala nga vendimi i Qeverisë do ta dëmtojnë këtë sektor si ekonomikisht ashtu edhe psiqikisht.

“Tash për neve, normal që për Gastronominë deri tash asnjë vendim nuk ka qenë i lehtë dhe kanë qenë vendime të rënda, në aspektin ekonomik dhe ashtu psikik, por në momente të tilla ne duhet të pajtohemi me vendime të tilla për shkak se edhe ne jemi pro shëndetit të qytetarëve”, ka shtuar ai.

Related posts

U mbajt debat publik për projekt ligjin për shitjen e tokës bujqësore në pronësi të shtetit

Z H

FMN i ndau Maqedonisë së Veriut rreth 133 milionë të drejta speciale të tërheqjes

Redaksia

Vazhdon mbështetja e targetuar dhe e përkohshme për ekonominë dhe kategoritë e rrezikuara

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More