Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Gati 70% e amerikanëve do të vaksinohen sapo t’u jepet mundësia

Pothuajse 70% e amerikanëve do ta marrin vaksinën sapo të kenë mundësi ose e kanë marrë atë, sipas rezultateve të reja të sondazhit nga Axios-Ipsos botuar të martën.

Konkretisht, sondazhi zbuloi se 68% e amerikanëve do e merrnin dozën e ose e kishin marrë atë tashmë. Ndërsa 21% e amerikanëve thonë se nuk do ta bëjnë vaksinën, shifër kjo që mbetet në thelb e pandryshuar, edhe pse ka një ulje që prej janarit të këtij viti.

Sondazhi u krye nga 26 shkurti deri më 1 mars, bazuar në një mostër përfaqësimi kombëtar të probabilitetit prej 1,088 të rriturish të moshës 18 vjeç e lart.

Njerëzit me një diplomë kolegji dhe demokratët shprehën interesin më të madh për t’u vaksinuar.

Tre të katërtat e të anketuarve thanë gjithashtu se është shumë e rëndësishme që mësuesit të vaksinohen plotësisht para se të kthehen në shkollë për të dhënë mësim.

Postime të ngjashme

Jens Stoltenberg: NATO vendos rreth anëtarësimit të Ukrainës

N E

Joe Biden i propozon Vladimir Putinit takim të nivelit të lartë

N E

SHBA do të rrisë numrin e forcave ushtarake në Gjermani

N E

OBSH: Fundi është ende larg! Pandemia, megjithatë, po mbahet nën kontroll

S.B.

Pezullohet vaksina Johnson&Johnson/ Të vaksinuarit pësuan mpiksje të gjakut në SHBA

S.B.

Afganistan, 5 ushtarë të vdekur nga sulmi i talebanëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...