Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë TOP LAJM - KS

Gati gjysmë milioni euro për katër avokatë të Dhomave të Specializuara

Prishtinë, 8 prill, Zhurnal.mk – 464.600 euro është vlera që është ndarë për katër avokatët e ish-themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen nga Gjykata Speciale për “krime lufte”.

Ministria e Drejtësisë ka aprovuar deri tash disa kërkesa për mbulimin e shpenzimeve për mbrojtje juridike dhe mbështetje financiare.

“Mbulimi i shpenzimeve për mbrojtje juridike dhe financiare bëhet sipas legjislacionit përkatës në fuqi dhe që këto të drejta janë të aplikueshme ndaj të gjithë personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore dhe procedurat e ndërlidhura, për krimet e pretenduara pranë Dhomave të Specializuara, pa marrë parasysh se kush është subjekt i procedurës pranë Dhomave të Specializuara”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga Ministrisë së Drejtësisë për REL.

Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se buxheti për mbështetje financiare për personat e akuzuar potencial është përcaktuar me ligj, ku janë paraparë mjete në vlerë prej 17 milionë euro.

Sipas ligjit çdo i akuzuar nga Dhomat e Specializuara gëzon mbështetje financiare nga shteti i Kosovës.

Tash e gjashtë muaj në Hagë po mbahen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Selimi, Rexhep Selimi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj e Salih Mustafa.

Postime të ngjashme

“Ligji për pasuri të pajustifikueshme mund të hetojë edhe pasurinë e qytetarëve”

R Zh

Kosovë / 775 gjoba brenda 24 orëve për ata që s’respektuan masat anti-COVID

R Zh

Presidentes Osmani i kërkohet që të ketë prioritet çështjen e grave të dhunuara gjatë luftës

R Zh

Ramush Haradinaj përkujton Agim Ramadanin në 22 vjetorin e rënies së tij

R Zh

Tërnava: Presidentes e Kryeministrit duhet t’iu dalë gjumi natën nga përgjegjësia që kanë

Z H

22 vjet nga rënia e heroit Agim Ramadani

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...