Shkup, 28 janar – Në muajin e parë të këtij viti ka pasur deklarime të shumta sa i përket raporteve Shkup-Sofje. Megjithatë, edhe pse qeveria aktuale njihet për qëndrimet që ka trashëguar teksa ishte në opozitë sërish ka vullnet pozitiv në këtë drejtim. Madje, kryeministri ka thënë se Qeveria mbetet në pozicionet e saj që anëtarësimi duhet të arrihet bazuar në arritje, e jo përmes kontesteve bilaterale, ndërsa ai është i gatshëm të bisedojë për tejkalimin e problemit me autoritetet bullgare. Këto sinjale pozitive shpien drejt një zgjidhjeje që nuk mund të jetë larg, shkruan Zhurnal.
Mickoski: Qëndrojmë në pozicionet tona për Bullgarinë, por jam i gatshëm të bisedoj me autoritetet bullgare
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në intervistë për “360 Shkallë” në RTM, lidhur me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe formimin përfundimtar të një qeverie politike në Bullgari, theksoi se Qeveria mbetet në pozicionet e saj që anëtarësimi duhet të arrihet bazuar në arritje, e jo përmes kontesteve bilaterale, ndërsa ai është i gatshëm të bisedojë për tejkalimin e problemit me autoritetet bullgare.
“Nuk kam problem të inicoj një takim me Bullgarinë, ne jemi fqinjë dhe është e logjikshme të inicojmë një takim të tillë, të njihemi, jemi kolegë, bashkëpunojmë, jemi së bashku në NATO. Absolutisht do të kërkoj takim”, ka thënë kryeministri Mickoski.
Ai Mickoski shtoi se në atë takim duhet të shihet nëse mund të tejkalojmë dallimet rreth mënyrës se si e shohim ne rrugën e Maqedonisë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian dhe si e shohin ata atë.
“Këtu qëndron dallimi, në përgjithësi, sepse për të njëjtën temë kemi pikëpamje të ndryshme. Ne kemi strategjinë tonë, thelbi është i njëjtë, që të na lejohet pas dy dekadash të fillojmë procesin e negociatave dhe që ai proces të vlerësohet bazuar në arritje, e jo në konteste bilaterale. Të shohim nëse mund të gjejmë një zgjidhje këtu, e pastaj të kërkojmë zgjidhje për gjithçka tjetër”, ka përfunduar Mickoski.
Pikët politike anash, duhet unitet që Maqedonia e Veriut ta kalojë këtë sfidë –
Në Maqedoninë e Veriut tash ose asnjëherë më vendi dhe qytetarët kanë nevojë për unitet politik përballë kësaj sfide që është vendimtare për vendin dhe shoqërinë. Të gjithë njëzëri duhet të deklarohet dhe në Kuvend të grumbullohen 80 vota deputetësh që ndryshimet e duhura Kushtetuese të bëhen.
Ndryshimet kushtetuese janë vendimtare për ecurinë e vendit, nëse ndodhin vendi vazhdon rrugëtimin evropian, nëse nuk ndodhin vendi izolohet dhe pëson regres dhe sërish ballafaqohet me veton bullgare, pra kemi kthim në pikën zero. Mes tjerash, nga kjo situatë lirshëm mund të thuhet se po që ndryshimet kushtetuese janë orientuese të vendit, pasi Maqedonia e Veriut është e orientuar drejtë Bashkimit Evropian gjegjësisht Perëndimit, nëse nuk ndodhin këto ndryshime atëherë orientimi i vendit vihet në rrezik sepse kjo qartazi është në favor të Rusisë.
Ndryshimet Kushtetuese duhet të ndodhin dhe vendi të vazhdojë me rrugëtimin për anëtarësim të plotë në BE, kjo pastaj sjellë progres të gjithanshëm dhe në gjitha fushat tjera. E për këtë duhet unanimet i plotë që përmes konsensualitet të partive politike të sigurohen votat e nevojshme që këto ndryshime të ndodhin sepse janë në dobi të të gjithë qytetarëve dhe vendit në përgjithësi. E për këtë duhet ta dëshmojnë vetë partitë politike se janë në shërbim të qytetarëve dhe për këtë arsye lënë anash pikët politike por veprojnë në drejtim të ndërtim të një të ardhme më të sigurt e me perspektivë. /Zhurnal.mk