Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Gatishmëria politike nuk e ndryshon gjendjen me korrupsionin në Maqedoni

Shkup, 28 janar – Me 35 pikë indeksi prej 100 vendi e ndan vendin e 111-të në renditjen për Indeksin e perceptimit të korrupsionit për vitin 2020 të “Transparency International” bashkë me BeH, Mongolinë dhe Panamanë që është renditja më e keqe që nga viti 2001 kur për herë të parë ishte vendosur në rang listë. Sa i përket renditjes nga viti 2019 shënojmë rënie prej pesë vendeve edhe pse kemi numër të njëjtë të pikëve, përderisa BeH shënon rënie për shtatë vende me çka dy vendet janë më keq të renditura në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Siç theksoi kryetarja e “Transparency International”- Maqedoni, Sllagjana Taseva në konferencën e sotme për media, te dy e treta e gjithsej 180 vendeve të renditura indeksi është më i vogël se 50 pikë, ndërsa vlera mesatare në nivel global është 43 pikë që tregon se në gjithë botën përkeqësohet situata me korrupsionin. “Në vitin 2014 ishim të renditur në pozitën e 64-t me 45 pikë, ndërsa prej atëherë shënohet rënie e vazhdueshme. Rënien më të madhe e kishim në vitin 2017 kur nga vendi i 90-të ramë në vendin e 107-të. Vitin e kaluar ishim në vendin e 106-të, ndërsa tani jemi në vendin e 111-të. Numri i pikëve të indeksit nuk është ndryshuar që tregon se nuk arrihen rezultate në sferat të cilat janë përmbajtje e hulumtimeve të cilat janë përdorur për analizë të të dhënave për Republikën e Maqedonisë së Veriut, por kemi ulje të sferave kyçe – sundim të drejtësisë dhe të lirive dhe të drejtave të njeriut. Bartësit e pushtetit duhet ta kuptojnë se me vullnet politik të shfaqur për luftë kundër korrupsionit, ndërsa pa aktivitete të shfaqura qartë, rezultate dhe efekte nga ajo luftë edhe më tutje do të kemi rezultate të cilat do të tregojnë për shkallë shumë të lartë të korrupsionit. Nevojitet që seriozisht të kapemi me luftë efikase dhe të vërtetë kundër korrupsionit sepse deklaratat politike nuk treguan rezultate”, tha Taseva dhe shtoi se është e dukshme se vetëm me politikë dhe deklarata nuk mund të ndryshohet situata, përcjell Zhurnal.mk

Duke i analizuar rezultatet për vitin 2020, ajo theksoi mund të themi se masat të cilat ndërmerren nga ana e Qeverisë dhe të institucioneve të tjera përfshirë edhe gjyqësorin dhe Kuvendin dhe institucionet e pavarura janë të pamjaftueshme. Nevojitet, shtoi, që të sigurohet edhe transparencë më e madhe e institucioneve sepse, siç tha, në kushte të Kovid-19 ato gati nuk ishin të kapshme për qytetarët nën arsyetimin se është ulur kapaciteti dhe numri i të punësuarve.

Ajo precizoi, se është e nevojshme edhe përforcim i mëtutjeshëm i demokracisë dhe përfshirjen e qytetarëve në të gjitha vendimet të cilat i sjellë Qeveria dhe qasje më e madhe në informacionet me karakter publik. Për ne, këtë vit, siç tha, janë shfrytëzuar shtatë hulumtime për renditjen njëjtë si vitin e kaluar. “Bëhet fjalë për hulumtime të reja të zbatuara në vitin 2019 dhe 2020, nga organizata relevante dhe në bazë të metodologjisë së konfirmuar dhe të kontrolluar. Gjatë kësaj nuk janë vërejtur shumë oscilime sa i përket pikëve nga viti i kaluar. Oscilim më i rëndësishëm në uljen e indeksit të hulumtimit vërehet te indeksi i World Justice Project Rule of Law Index, i cili e analizon situatën në gjyqësor dh sundimin e drejtësisë, ku është vërejtur rënie prej 2 pikë indeksi, si dhe oscilim më i vogël te Freedom House, për 0,5 pikë”, tha Taseva, përcjell Zhurnal.mk

Ndryshe, më mirë të renditura në Indeksin e perceptimit të korrupsionit janë Danimarka dhe Zelanda e Re me 88 pikë indeksi pas çka vjen Finlanda, Singapori, Suedia dhe Zvicra me 85, Norvegjia, Holanda, Gjermania dhe Luksemburgu me 84, ndërsa më keq të renditura përsëri janë Somalia dhe Sudani Jugor. Në rajonin e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore ku renditet edhe vendi indeksi mesatar i perceptimit të korrupsionit është 36, ndërsa për Bashkimin Evropian është 66 pikë indeksi. Nga vendet e BE-së përsëri më poshtë të renditura janë Hungaria, Rumania dhe Bullgaria me 44 pikë indeksi. (Zhurnal.mk) 

Postime të ngjashme

Bexheti: Kisha nderin të mirëpres Ambasadorin e BE-së në Shkup, Dejvid Gir

R Zh

Milikije Halimi i jep fund problemit disa dekadash të ujit, Haraçina me uji pa ndërprerje

D V

RMV/ Për herë të parë, sulmi ndaj mjekëve barazohet me sulmin ndaj personave zyrtarë

D V

Lëvizja Besa zgjedhë strukturat e saj në Novosellë të Bogovinës, lëvizja po ritet

D V

Mbeturinat dhe uji i pijshëm problem në komunën e Tearcës

D V

Bashkia e Shkupit të premten me spërkatje kundër mushkonjave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...