Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Gattuso, tre fitore për t’i shpëtuar shkarkimit, Benitez pret te dera

Ndeshjet e radhës do të jenë vendimtare për të ardhmen e Gennaro Gattusos. Humbja ndaj Veronës, pas dështimit në Superkupën e Italisë përballë Juventusit, ka bërë që Aurelio de Laurentiisit t’i soset durimi.

Presidenti i napolitanëve kërkon përgjigje të menjëhershme në fushën e blertë, kundër Spezias, në Kupën e Italisë, dhe më pas përballë Parmës dhe Genoas në kampionat. Duhen tri fitore bindëse, të nevojshme për të shmangur shkarkimin e “Ringhios”.

Marrëdhëniet midis presidentit dhe trajnerit nuk janë të tilla sa të sjellin konfrontim me tyre, por sigurisht që ka pak ftohtësi. Palët nuk u sqaruan pas humbjes në Veronë, një shenjë se tensioni është krijuar përgjatë një sezon që nuk po shkon siç shpresohej. Sidomos për humbjet e shumta që ndikojnë direkt në klasifikim.

Një situatë që e ka bindur De Laurentiis që të marrë në konsideratë ndryshimin në stol. Mendimet e tij menjëherë shkuan te Rafa Benitez, me spanjolli që ka vendosur të largohet nga Kina. Mediet në Itali shkruajnë që ka pa pasur kontakte mes palëve, por Benitez ka kërkuar pak kohë për të vlerësuar situatën, para se të marrë një vendim për të “shkarkuar” Gattuson.

Postime të ngjashme

Goce Sedlloski emërohet trajner i ri i FC Shkupit

Z H

E ardhmja e Mbappe, Pochettino: Do luftoj deri në pikën e fundit për të

Z H

Pique rrezikon të humbasë finalen e Kupës së Mbretit

Z H

Leon Dajaku ia huq keq, thotë se në Kosovë flitet “kosovarçe”

Z H

Solskjaer: Roma klub me histori, mezi po e presim sfidën gjysmëfinale

Z H

Ekipi i NBA-së pranë shitjes për vlerën e 1.5 miliardë dollarëve

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...