Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Gazetarët kërkojnë procedim më të shpejtë të paraqitjeve për sulme dhe ndryshime në Kodin penal

Shkup, 11 shkurt – Sulmet ndaj punonjësve të mediave janë në rritje, ndërsa pothuajse nuk ka epilog gjyqësor. Nevojitet një angazhim më i madh nga institucionet, ndryshime konkrete në Kodin Penal dhe ndëshkime më të larta për sulmuesit, por gjithashtu është e nevojshme të ndryshohet mënyra se si veprojnë gazetarët, përkatësisht angazhim më i madh nga ana e tyre për t’i çuar gjërat përpara, vlerësuan pjesëmarrësit në uebinarin e sotëm “Ndryshime dhe plotësime në Kodin Penal të Maqedonisë së Veriut: Zgjidhje për përforcimin e sigurisë së gazetarëve”.

Vetëm vitin e kaluar kishte 14 sulme të raportuara dhe kërcënime kundër punonjësve të mediave, ndërsa vetëm një çështje ka epilog gjyqësor.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Mlladen Çadikovski, gjërat janë akoma në vend – ka rritje të sulmeve fizike dhe verbale ndaj gazetarëve, ndërsa mbetet mosndëshkimi.

SHGM kërkon në Kodin Penal, që sulmet ndaj gazetarëve të trajtohen si sulme ndaj zyrtarëve, ndërsa nga Prokuroria Publike të ketë një njësi speciale ose një grup prokurorësh që do t’i trajtojnë sulmet e tilla. Vëmendje e veçantë në ndryshimet në Kodin Penal kërkohet t’u kushtohet sulmeve verbale dhe gjuhës së urrejtjes përmes rrjeteve sociale, sepse analizat tregojnë se shumica e sulmeve ndaj gazetarëve bëhen përmes internetit.

Avokatët dhe prokurorët publik rekomandojnë që gazetarët të dorëzojnë më aktivisht raportime, qoftë për sulme verbale ose fizike. Ata theksojnë se më shpejtë përpunohet një raport në të cilin ka më shumë të dhëna dhe tregues të një kryerësi të mundshëm të krimit, sesa nëse raporti paraqitet kundër një autori të panjohur sepse në atë rast duhet më shumë kohë për të vepruar dhe zbuluar kryesin e mundshëm.

Në uebinarin e sotëm nuk mori pjesë përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, megjithëse ishte i ftuar. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Vetëm 35% e të punësuarve në Maqedoni marrin paga mbi mesataren

D V

Moti për ditët në vijim në Maqedoni

D V

Xhambaski: Nëse respektohen “vijat e kuqe”, komisioni maqedono-bullgar nuk do të mund të funksionojë

D V

OBRM-PDUKM: Mini-Shengeni nuk është një alternativë e BE -së

D V

Priten variante të ndryshme të Covid-19! Mund të rekomandohet marrja e dozës së tretë e vaksinës

D V

Edhe katër të rinj arrestohen pasi kapen me marihuanë!

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...