Gazetarët protestë para Kuvendit të Shqipërisë: Politika duhet të reflektojë

nga Redaksia

Këtë të enjte, gazetarë të terrenit janë mbledhur para hyrjes së Kuvendit të Shqipërisë, ku organizuan një protestë për të drejtat e tyre.

Me pankarta në duar, me mesazhe të ndryshme, gazetarët që përcjellin çdo ditë lajmin e fundit, të vërtetën te publiku, punonjësit e medias kanë protestuar sot, një ditë para 3 majit, Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit.

Kjo për faktin se sot ka seancë plenare dhe për të sjellë më mirë mesazhet te politika.

Vetëm këtë vit janë raportuar rreth 30 raste të sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave.

“Keni mbështetjen tonë. Unë dënoj çdo lloj sulmi.

Vetëm ju mos t’ju cenojnë pa dashje. (qesh)”, tha deputeti i PS-së, Toni Gogu para gazetarëve.

“Gazetarëve u janë dërguar mesazhe kërcënuese. Nga Politikanë apo personazhe të tjera. Janë identifikuar gjatë këtij viti 30 sulme ndaj gazetarëve dhe mediave. Sot dita e sotme duhet të jetë alarm për ne gazetarët dhe çdo politikan të zgjedhur”, tha gazetari Isa Myzyraj, duke bërë thirrje që politika duhet të reflektojë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More